Debatet ne Asamble. Replika te Rames me Erjon Bracen dhe Meksin
Fillimi i zgjedhjeve te brendshme brenda Partise Socialiste te cilat do te finalizohen me Kongresin e 5 nentorit qe do te zgjedhe Asamblene e re e me pas kryesine kane riaktivizuar ethet elektorale per konkurrimin politik per udheheqesine e re te opozites shqiptare. Edhe pse nuk ka pasur nje atmosfere te ashper replikash dje ne mbledhjen e Asamblese Kombetare te PS-se ka pasur debate te forta dhe diskutime te zjarrta midis drejtuesve kryesore te kesaj partie. Nenkryetari i grupit parlamentar te PS-se Erjon Brace ne frymen e letres se hapur drejtuar kryetarit Rama ka perseritur qendrimin e tij qe grupi parlamentar socialist duhet te hyje ne Parlament menjehere duke qene prezent gjate seancave te diskutimit te buxhetit dhe shitjes se pasurise publike. Rama ka deklaruar se ka nje vendim per te hyre ne Kuvend pas mbylljes se ceshtjeve te zgjedhjeve ne Tirane. Brace ka theksuar se qendrimet e tij sherbejne per fuqizimin e PS-se dhe faktorizimit politik te saj dhe ka deklaruar se askush nuk mund ti quaje keto qendrime si bashkepunim me Berishen pasi ai ka 20 vjet ne Partine Socialiste. Rama ne nderhyrjen e tij ka theksuar se nuk kishte gje me Bracen por thjesht kishte sqaruar diskutimin e zonjes Ermelinda Meksi. Ne fakt Brace ka pasur edhe nje replike te ashper para hyrjes ne asamble me sekretarin organizativ te PS-se Blendi Klosi duke i kerkuar shpjegim per nje thenie ne nje ambient se nenkryetari i grupit ishte vene ne sherbim te Berishes. Por nga ana e tij Klosi ka mohuar te kete thene kete gje dhe gjithcka eshte sqaruar. Deputetja Ermelinda Meksi ne diskutimin e saj ka kerkuar nga Rama qe te mblidhej sa me shpejt Kryesia aktuale e PS-se pasi sipas Meksit filozofia e solidaritetit mund te zbatohet me mire nga nje komunikim me efikas dhe i vazhdueshem ne strukturat socialiste. Duke kujtuar kohen e vitit 1996 Meksi ka theksuar se Berisha eshte i gatshem te perserise fenomenin Sali Rexhepi pra qe te perdore deputete socialiste per interesat e tij. Ne mbledhjen e djeshme te Asamblese ka pasur mjaft mungesa ku nuk kane qene te pranishem rreth nje e treta e anetareve te forumit me te larte socialist. Deputeti Bashkim Fino ka kerkuar qe te zhvillohen zgjedhje te reja per kreret e PS-se ne rrethe ne menyre qe te reflektohet analiza e rezultateve te 8 majit. Por eshte kundershtuar edhe nga sekretari per ceshtje ligjore Fatmir Xhafa me argumentin se nuk ka kohe. Nderkaq Fino ka kerkuar qe te aplikohet ndarja e mandateve te partise nga ato te ekzekutivit. Argument qe eshte mbeshtetur ne mbledhjen e djeshme te Asamblese edhe nga deputeti Arben Malaj i cili ka nisur nje tur per te bere publike platformen e tij per modernizimin e Partise Socialiste. Nderkaq Malaj ne diskutimin e tij ka ngritur fenomenin e kercenimeve qe i kane ardhur krereve te PS-se nga individe te ndryshem per te kandiduar ne zgjedhjet lokale duke shantazhuar me largimin e mundshem drejt LSI-se apo mazhorances. Me hapjen e fushates se zgjedhjeve brenda Partise Socialiste do te zgjidhen te gjitha strukturat e saj pervec kryetarit i cili e ka mandatin katervjecar dhe i mbaron ne vjeshten e vitit 2013. Rama u zgjodh ne shtatorin e vitit 2009 sipas parimit nje anetar nje vote nga e gjithe anetaresia e Partise.