E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Gati te rikthehemi para popullit sovran per nje rigjykim me vote

PS publikon faktet e dosjes se manipulimit

Partia Socialiste ofron nje zgjidhje politike te re per procesin elektoral ne Tirane. Kandidati i perfshire direkt ne gare njekohesisht kryetar i selise roze Edi Rama ka percjelle dje nga mbledhja e Asamblese Kombetare nje sugjerim qe ne thelb rrezon idene e diskutimit te metejshem te rezultatit ne tavoline duke nxjerre ne plan te dyte edhe pretendimin e deridjeshem per nje fitore te paster ne kryeqytet. Duke folur para anetareve te forumit te larte socialist Rama shprehu gatishmerine per te rikaluar ne nje raund te ri elektoral nga ku nga cdo mandat qe do te prodhohej do te merrte me shume legjitimitet sesa produkti i vendimeve te Kolegjit Zgjedhor. Ne jemi gati te rikthehemi para popullit sovran ne Tiranes per nje rigjykim permes votes. Menyra se si do te zgjidhet kriza e zgjedhjeve ne Tirane eshte per vendin tone dhe ardhmerine e tij me shume se emri i fituesit te zgjedhjeve. Nese humbesi Sali do te dale fitues me vule gjykate atehere jo vetem populli i Tiranes do te jete shkelur ne sovranitetin e tij kushtetues por besimi qytetar tek e drejta e votes dhe vete drejtesia do te marre nje goditje me pasoja te pallogaritshme tha Rama. Leximi i pare nga ky qendrim i ri i PS-se konsiston ne faktin se per opoziten shqiptare procesi juridik per zgjedhjet ne Tirane ne cdo rrethane nuk mund te prodhoje me nje kryetar bashkie legjitim. Kjo pasi cilido qofte vendimi i gjykates shqyrtimi administrativ ne teresi eshte cenuar rende ne integritetin e tij aq sa ka ridimensionuar krizen politike ne vend. Nga ana e saj selia roze ka bere publike provat dhe te dhenat qe disponon per ate qe konsiderohet si manipulim i kryer tashme edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili paracakton vendimet e Kolegjit Zgjedhor. I perfshire ne nje raport vetjak interesi me zgjedhjet e 8 majit sugjerimi i Edi Rames dje nder te tjera ofrohet edhe si nje sfide per te perballuar kundershtarin serish pa lene menjane zgjidhjen e lemshit te ngaterruar te procedurave ankimore. Ne kete pike vendimi per pavlefshmeri i eshte vene ne tryeze Kolegjit qe sipas kreut socialist e ka ndertuar tanime precedentin per kete ceshtje. Kolegji te respektoje precedentet e vendosur nga vete ata ne disa njesi vendore duke detyruar perseritjen e zgjedhjeve. Fitorja jone u mohua ne thelbin e saj kushtetues ne Kolegj tha Rama.

Provat e Tiranes para Asamblese

Para se Edi Rama te propozonte publikisht kerkesen per riperseritje zgjedhjesh ne Tirane perfaqesues te PS-se kane prezantuar para Asamblese Kombetare te gjithe dosjen e fakteve te manipulimit qe pretendohet se kane zene vend ne procesin e shqyrtimit administrativ per Tiranen. Keshtu panorama e ofruar me pamje dhe shifra konkrete ka hapur punimet e Asamblese e cila eshte vene ne njohje zyrtare te atij zinxhiri te dhenash qe po mban pezull rezultatin ne kryeqytet qe prej dy muajsh. Sipas fakteve ne fjale ne Tirane pas marrjes ne dore te procesit nga  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kane rezultuar 109 kuti me me shume vota se votues dhe 175 kuti me me pak vota se votues. Ne vijim ekspertja e PS-se qe ka bere prezantimin ka servirur per anetaret e asamblese raste konkrete te konstatimit te shkeljeve pa harruar te sjelle ne kujtese edhe filmimet ne Komisionet e Zones se Administrimit Zgjedhor. Sipas saj KQZ ka bere transferim fletesh votimi nga nje QV ne tjetren duke pasur dijeni paraprakisht se cilat kuti do te merreshin ne shqyrtim administrativ. Ne QV 1941 numri i votave ka qene i rakorduar kur ka mberritur ne KQZ. Por kur jane hapur kutite sipas urdhrit te Kolegjit Zgjedhor jane gjetur 4 vota me shume. Nderkohe ne qendren 1758 jane gjetur 6 vota me shume. Po keshtu ka ndodhur edhe ne qendren e votimit 1830 eshte shprehur ajo. Per te bere nje permbledhje te situates se krijuar ka folur deputeti Damian Gjiknuri i cili eshte shprehur se pretendimi i KQZ-se per ekzistencen e nje gabimi njerezor detyron nje hetim administrativ cka nuk eshte kryer. Per rrjedhoje sipas tij pavlefshmeria e zgjedhjeve ne kushtet e mosradordimit shifror eshte detyrim ligjor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›