PS mbyll bojkotin. Ne shtator ne Kuvend me nisma te reja ligjore
Pas gati dy vitesh politike paralele dhe kontestim te institucioneve te dala nga 28 qershori 2009 Partia Socialiste ka vendosur te ndryshoje kursin e vet politik. Me nisjen e sesionit te ri parlamentar ne muajin shtator selia roze ka paralajmeruar dje ne mbledhjen e Asamblese Kombetare se linja e bojkotit parlamentar dhe ajo e mospjesemarrjes ne procesin ligjvenes do te pushoje. Edhe pse 8 maji 2011 eshte perkufizuar serish si proces i kontestuar rezultati i dale prej tij gjykohet nga PS-ja si pozitiv dhe miratues per ate reagim politik te rruges dhe mospjesemarrjes qe ajo udhehoqi qe pas 28 qershorit 2009. Parathenien e ketij ndryshimi e ka bere dje kreu socialist Edi Rama qe me kete rast ka neutralizuar edhe idete paralele politike qe ne vijim kane apeluar per ulje tonesh dhe jete institucionale. Strategjia dhe beteja jone dyvjecare per mbrojtjen e demokracise duke mbrojtur voten e lire me bojkot protesta greva e demonstrata e dha rezultatin e vet te shkelqyer me 8 maj...Fitorja e 8 majit imponon nevojen e konceptimit te nje kursi te ri. Ne kete funksion duhet vleresuar edhe domosdoshmeria per nje jete te re parlamentare te opozites. Nuk eshte vendosur asnje rikthim ne bojkot dhe pavaresisht se nuk jane te paket deputetet apo mbeshtetesit tane kudo qe e konsiderojne ribojkotimin e Parlamentit nje opsion paresor kam mbrojtur e mbroj mendimin se bojkoti e ka kryer misionin e vet qyshse ceshtja e krizes se zgjedhjeve te qershorit u shtrua ne cdo tavoline per Shqiperine deklaroi Edi Rama. Duke perfshire ne fjalen e vet edhe shqetesimin qe ka zene vend mes shume deputeteve dhe figurave drejtuese te partise mbi vijimin e bojkotit si rruge imponimi dhe presioni ndaj nje shumice qe nuk pranon te normalizoje marredheniet me opoziten kreu socialist ne finale ka zyrtarizuar hyrjen ne nje etape te re politike deri ne zgjedhjet e vitit 2013. Si pikenisje per kete ndryshim ka sherbyer detyrimi qe edhe opozita ka ndaj integrimit te vendit proces ne te cilin funksionimi i Parlamentit eshte nder kushtet kryesore. Ne anen tjeter kemi pjesen tone te patjetersueshme ne paktin e vete Shqiperise me Bashkimin Europian... Sezoni i ri parlamentar duhet te jete per ne sezoni i nismave ligjore per afirmimin ne sallen e Parlamentit te atij angazhimi solemn. Ky eshte premtimi qe u kemi bere qytetareve dhe ne opozite do ta afirmojme ndersa ne qeverisje do ta realizojme. Nga ana tjeter kemi pjesen tone te patjetersueshme ne paktin e vete Shqiperise me Bashkimin Europian eshte shprehur Edi Rama. Problemi zgjedhor qe zuri fill qe me 28 qershor dhe kriza politike e manifestuar kryesisht si krize marredheniesh mes pozites dhe opozites duket se po kalon ne nje plan tjeter qe eshte me i pranueshem nga logjika funksionuese e sistemit ne fuqi. Jeta parlamentare dhe plateja e Kuvendit te Shqiperise do te jete me gjase hapesira e betejes politike deri ne vitin 2013 vit ne te cilin PS po kerkon te hyje me garanci ligjore shtese por edhe me nje kontribut te vetin te prekshem. Stacioni i integrimit po detyron institucionalizimin e jetes politike vendimmarrja per te cilen mbetet gjithsesi shqiptare. Reforma zgjedhore por edhe reformat qe lidhen me sistemin e drejtesise pa lene menjane funksionalizimin e nje opozite profesionale ndaj akteve te qeverise se drejtuar nga Sali Berisha po perftohen si profil i ri i dale nga rezultati i 8 majit 2011 qe i dha se majtes nje votim masiv. Ne funksion te ketij objektivi Edi Rama ka bere te ditur edhe hapjen e PS per aleanca te reja me te cilat ndryshimi i pushtetit priret te aktualizohet si transformim ne mentalitetin e pushtetit por edhe si emancipim i vete opozites ne raportet e saj me veten. Per ti fituar bindshem zgjedhjet e ardhshme dhe per te nxjerre Shqiperine nga kriza ne nuk na duhen aleanca me politiken e vjeter po aleanca te reja me cdo grup interesi e me cdo qytetar qe ka nevoje te behet pjese e nje historie te re per veten komunitetin vendin e perbashket. Krijimit te ketyre aleancave duhet ti sherbeje jo vetem programi yne i ri po edhe reforma jone organizative deklaroi ai.