Balla: Qeveria, zyrtarisht e pandehur per Gerdecin

Tiranë, 12 shkurt, 11:54, NOA – Qeveria u thirr zyrtarisht e pandehur per krimin shteteror të Gërdecit nga organi i akuzës.
Kështu ka deklaruar në seancën e sotme plenare, deputeti socialist, Taulant Balla.
Sipas tij, në prokurori nuk kanë qenë të thirrur vetëm disa ish-ushtarakë apo zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes, por e gjithë qeveria aktuale.
“Që dje ish-ministri i mbrojtjes drejtpërsëdrejti dhe Sali Berisha moralisht janë zyrtarisht të pandehurit e këtij krimi”, tha Balla.
Duke përfunduar se numërimi mbrapsht i qeverisë Berisha ka filluar.
“Skandalet tuaja për fat të keq e turpërojnë Shqipërinë cdo ditë. Fundi i tunelit është shumë afër. Kanë mbetur edhe 136 ditë”, apeloi deputeti socialist në fjalën e tij.
n.e/NOA