Debatet per takimin Jahjaga-Nikoliccedil

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka refuzuar të japë një përgjigje specifike për mediat nëse presidentes Jahjaga i duhet një mandat nga Kuvendi për takimin me homologun serb Tomisllav Nikoliç.
Duke folur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Krasniqi ka deklaruar se presidentja Jahjaga duhet t’i referohet Kushtetutës përsa i përket takimit në fjalë.
“Kompetencat e secilit institucion përcaktohen qartë në Kushtetutë. Gjithçka që është kompetencë e presidentit është e presidentit dhe s’mund t’ia marrë askush”, ka thënë Krasniqi, i cituar nga “RTK”.
“Unë nuk dua të bëhem gjykatës nëse presidentja del apo nuk del nga kompetencat e saj, por ajo ka këshilltarët e vetë ligjorë dhe ata duhet t’i tregojnë se çfarë i lejohet e çfarë jo”, ka vijuar kryetari.
Edhe në lidhje me marrëveshjet, nëse ato duhet ose jo të ratifikohen në Kuvend, Krasniqi ka theksuar se këto janë çështje të përcaktuara me Kushtetutë.
Ndërkohë, nga radhët e opozitës vlerësohet se, nëse presidentja ka diçka për të thënë për takimin e saj me Nikoliç, atëherë ajo duhet të raportojë në Kuvend.
“Nëse ka diçka për të thënë, atëherë mirë është që të thuhet në Kuvend. Në fund të fundit, jemi ne deputetët që përfaqësojmë më së miri qytetarët”, ka thënë Ismet Beqiri nga LDK.
Ndërsa Visar Ymeri nga lëvizja Vetëvendosje është shprehur se Jahjaga dhe Nikoliç nuk duhet të takohen fare, pasi sipas tij ky takim do të ishte një falje e pastër e krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë.