Debati Obama-McCain, Top Channel transmetim live

Historia e ketyre evenimenteve, pjelle e epokes te televizionit, tregon se i pari nga tre debatet televizive, eshte ai vendimtari per nga drejtimi qe merr preference e audiences, sidomos e kategorise se te pavendosurve per ke do te votojne.
Top Channel e transmetoi live te gjithe debatin. Per 2 ore rresht, ne studion e lajmeve u ndoqen hap pas hapi fjala e kandidateve, replikat, pergjigjet e sondazhet ne kohe reale.
Debati ishte ndoshta me i shikuari ne te gjithe historine e Amerikes. Dozat e padurimit per te mos humbur duelin presidencial i shtoi maksimalisht ngurrimi i John McCain, qe deri oret e fundit perpara perballjes, mbajti pezull publikun me moskonfirmimin e pjesemarrjes.
Mungesa e tij ne auditorin e universitetit te Misisipit, ku ishin instaluar kamerat e debatit, do te shnderronte ngjarjen e shumepritur ne monolog te Obames. Dhe vetem nje here me pare, ne 1980-ten, nje kandidat per president, Xhimi Karter ka refuzuar perballjen e pare televizive, por edhe ne ate rast, studioja nuk mbeti bosh.
Ne podium u vune perballe njeri-tjetrit, Ronald Reagan dhe i pavaruri John Anderson. Debatet presidenciale jane sot pjese e pritshme, ne mos e institucionalizuar e procesit politik amerikan, apo sic i quan analisti Daniel papermaster, momente qe shkruajne historine.