E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëse ankoheni bëjeni më mirë me muzikë

Të pakënaqur nga jeta që kanë këndojnë në kor për t'u ankuar. Janë shtëpiake, pensioniste por edhe të reja beqare ose në karierë.

Gjenden kudo, në fshatra, në qytete, në parqe publike duke shfryrë të gjithë ankthin, mërzitjen, lodhjen me anë të këngës.

Duan të provokojnë por edhe të qeshin pak. Kushdo mund të jetë pjestar i grupit. Teksti në të shumtën e rasteve improvizohet dhe fjalët ngushëlluese nuk mungojnë asnjëherë si.

Ankohen për vonesat e transportit publik, të kafesë, të kapucinos, për cmimin e nfatës, zhurmën e celularit, trotuaret e prishur etj etj...

Me pak fjalë ka nga të gjitha llojet dhe për të gjitha shijet. Kompozitori nga Kelni, Wolfgang Kaets, gjatë kësaj vere ka mbledhur në internet 700 ankesa me të cilat krijoi edhe himnin e parë “Kölner Beschëerdechor”, të “Korit të Ankesave”.

Vullnetarët bashkë më kompozitorin, kanë krijuar edhe një këngë me ankesat e tyre. Në ditët në vazhdim ata kanë parashikuar koncerte në sallën e filarmonikës në Colonia dhe një në bashki.

Ideja origjinale lindi disa vite më parë në Helsinki në Finlandë. Dy artistët, Tellervo Kalleinen dhe Oliver Kochta-Kalleinen, menduan për një mënyrë, se si ta kthenin të gjithë energjinë negative, që njerëzimi e nxjerr duke u ankuar.

Në fund ata menduan që ta kthenin këtë fenomen universal në një iniciativë të këndëshme dhe shumëpërfshirëse. Kori i parë i ankesave në histori u krijua në vitin 2006 në Birmingham.

Në Chicago ankesat më të shpeshta janë ato mbi trafikun; në San Pietroburgo për dashurinë dhe zhgënjimet; ndërsa në Singapor, ankesat e njerëzve janë për ata që vendosen në anën e kundërt të shkallëve lëvizëse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›