Debati Rama-Berisha, Wollfarth: Ide shumë e mirë
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth e ka cilësuar si ide shumë më të mirë ftesën që kreu I opozitës Edi Rama i ka bërë kryeministri Berisha për një debat publik.
Në një prononcim për mediat, Wollfarth ka theksuar se mbështet çdo ofertë për dialog mes palëve ndërsa ka shtuar se ka ardhur koha që të pranohet çdo ofertë.
Sipas tij ka ardhur koha që të nisë nga puna edhe ndryshimet në reformën zgjedhore ndërsa ka shtuar se Parlamenti duhet të jetë edhe vendi ku të dyja pëlët duhet të nisin dialogun.
Ndërkohë kreu socialist, Edi Rama, në editorialin e tij të tetë, kërkoi dje një debat publik me Kryeministrin Berisha për 10 pikat e paktit të tij për integrimin. Rama i kërkon kreut të maxhorancës të dalin para shqiptarëve e të argumentojnë përse duhet pranuar propozimi i PS-së dhe të ballafaqojnë alternativat e tyre.