E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: Do jem edhe katër vite në futboll

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson beson se ai mund të qëndrojë në futboll edhe për katër vjet të tjera.

69- vjeçari është trajneri që ka qëndruar më shumë dhe më i suksesshëm në historinë e Manchester United, duke fituar 12 titujt të Ligës Premier, pesë FA Cup, katër kupa të Ligës, dhe dy herë Ligën e Kampionëve.

“Më kanë mbetur edhe 3-4 vjet. Unë ndihem mirë. Por, kur do të largohem, unë do ta lë një ekip të ri të fortë, i cili do të vazhdojë të jetë i suksesshëm edhe me pasardhësin tim”, tha Fergie.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›