E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 vjet Shqipëri-SHBA, festime në Ambasadën Amerikane

Ambasada amerikane feston 20 vjetorin e rihapjes në Tiranë me një festë të madhe. Sot në orën 11:00 në rrugën "Murat Toptani" do të nisnin një mori aktivitetesh për të gjithë grupmoshat.

Ndërkohë ditën e djeshme, ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu ka parë nga afër nisjen e përgatitjeve. "Panairi i rrugës" të dielën është aktiviteti i parë krahas të tjerëve që do të zhvillohen, ndërsa në këtë festë do të përfshihen gjatë javës disa aktivitete ku ndër ta spikat recepsioni VIP në ambasadë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›