E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romney, kritika nga rivalët e tij republikanë

Profili i Mitt Romney si biznesmen është sulmuar nga rivalët e tij për kandidat të Partisë Republikane, në garë për sfidimin e presidentit amerikan, Barack Obama, në zgjedhjet e nëntorit.
Pesë kandidatët e mbetur, përfshirë Romneyn, kanë mbajtur një debat në shtetin e Karolinës së Jugut.
 

Raportohet se Romney, i cili jo vetëm ka shënuar fitore në Iowa dhe New Hampshire mund të jetë më afër emërimit të tij nga ana e partisë, nëse e fiton edhe garën e së shtunës së ardhshme në Karolinën Jugore.
 

Debati i mbrëmshëm erdhi vetëm disa orë pasi ish-ambasadori amerikan në Kinë, John Huntsman, u tërhoq nga gara, për të mbështetur Romneyn.
Kandidatët e tjerë të mbetur në garë janë Newt Gingrich, Rick Santorum, Ron Paul dhe Rick Perry.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›