Liderët politikë të Turqisë marrin pjesë në funeralin e Denktash
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, kryeministri Rexhep Taip Erdogan si dhe liderë të tjerë iu bashkuan sot mijëra banorëve të pjesës veriore të Qipros së ndarë, për të marrë pjesë në funeralin e ish-liderit turko-qipriot, Rauf Denktash. Denktash ndërroi jetë më 13 janar, në moshën 87 vjeçare.
Qipro ishte ndarë në vitin 1974. Një numër përpjekjesh, të përkrahura nga OKB, për ta ri-bashkuar ishullin gjatë kohës sa Denktash ishte president, rezultuan me dështime.
Qipro iu bashkua BE-së në vitin 2004, por vetëm pjesa greke e njohur ndërkombëtarisht përfiton të mirat e anëtarësisë.