Debati i ashper per gjuhen standarde

Debati për ndryshimin, apo pasurimin e standartit të gjuhës shqipe po bëhet gjithmonë e më i ndjeshëm mes gjuhëtarëve e albanologëve. Një numër i madh gjuhëtarësh e studiuesit janë mbledhur në konferncë shkencore ku për tre ditë do të diskutojnë mbi përmirësimin dhe pasurimin e standartit të sotëm të shqipes. Në diskutime morën pjesë kryesisht studiues që nuk bien dakord me standratin e sotëm të vendosur në kongresin e vitit 1972.
"Ne flasim tani për variane letrare, për një varietet gjuhësor, ku dhe gegnishtja unë e përmend me 'n' jo me 'r', ka hapësirën e vet, ka frymëmarrjen e vet dhe duhet të kultivohet si e tillë", tha Bardhyl Demiraj, studiues.
Përkrah atyre që mbrojnë me forcë futjen e elementëve të gegërishtes në në standartin e sotëm, disa gjuhëtar e shohin të pamundur integrimin e strukturave të dialektit geg në sistemin tashmë të përcaktuar prej gati 4 dekadash.
"Mendoj që ka vend për pasurimin e standardit në fushën e leksikut, frazeologjisë dhe në fushën e sintaksës, ndërtime të ndryshme. Kurse cështja e formave morfologjike dhe sistemit fonetik është shumë më i vështirë për tu integruar në standard", thotë Seit Mancaku, gjuhëtar.
"Tosknishtja pra, standardi e ka fituar qytetarinë e vet, është pjesë e kulturës kombëtare, dhe ajo do të vazhdojë dhe në të ardhmen si standard. Por, duhet detyrimisht të lejohet gegnishtja letrare", tha David Luka, gjuhëtar.
Konferenca ishte menduar të zhvillohej larg pranisë së mediave, megjithatë kjo nuk u zbatua. Gjithashtu në këto diskutime ra në sy mungesa e shumë gjuhëtarëve që mbrojnë me forcë standartin e sotëm, apo ata që kanë marë pejsë në kopngresin e vitit 1972.
Aurela Papadhima