Air Force bllokojne sitet qe i referohen Wikileaks

Forcat ajrore amerikane kanë bllokuar për punonjësit e tyre qasjen në faqet e internetit që publikojnë dokumentat e nxjerra nga WikiLiks-i. Në mesin e 25 faqeve të ndaluara janë dhe "New York Times" dhe "The Guardian". Dy të përditshmet, një amerikane dhe tjetra britanike, janë në mesin e pesë gazetave që kanë botuar pjesë nga dokumentat e WikiLiks-it. Kjo e fundit ka nxjerrë 250 mijë dokumenta të klasifikuara të diplomacisë amerikane. Forcat ajrore amerikane thanë se është e papërshtatshme që punonjësit e tyre të shohin këto dokumenta.