E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati i dytë presidencial, Obama përmirësohet, fiton më shumë pikë

17-10-2012 / Gazeta 55

Një tjetër performancë për presidentin Barak Obama, në debatin e dytë presidencial për kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Sipas sondazheve dhe analizave presidenti arriti të fitonte më shumë pikë.
Rreth 46% e personave të pyetur mbështesin presidentin, ndërsa 39% mbështesin Romney. Për 73 për qind të personave të pyetur, veç rezultateve të mësipërme, Obama ka arritur një perfomancë më të mirë se pritshmëritë dhe parashikimet. Po ashtu edhe sipas një sondazhi të “CNBC”, rezultati i jep Obamës një mbështetje nga 56% e të intervistuarve ndërsa Mitt Romney vetëm 39%, nga ana tjetër rreth 5 % e të anketuarve u shpreh se asnjëri prej të dyve nuk e kishte fituar debatin.
Po ashtu edhe një sondazh i “CBS” i jep Obamës fitoren e debatit me 37 % të mbështetjes së të intervistuarve, ndërsa vetëm 30% mendon se fitorja ishte e Romney.
Përballja mes dy kandidatëve zgjati pak më tepër se 90 minuta në Universitetin Hofstra në Hempstead, në Nju Jork. Obama dhe Romney rifillojnë fushatën respektivisht në Iowa dhe Virxhinia.
Ne debatin e pare presidencial sondazhet flisnin për një fitore të Romney. Obama u kritikua për një performancë jo të mirë, duke humbur mjaft pike, por që i ka rekuperuar në debatin e dytë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›