Debati i hetimit, si u mbart ne 2011-ën

Opozita pranoi rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, por jo rregullsinë e këtij procesi. Ajo vazhdon te kërkojë transparence mbi atë qe ndodhi rreth 1 vit e gjysme me pare. Përgjatë kësaj kohe, qëndrimet e palëve kane ndryshuar jo pak here, po nuk janë përputhur kurrë, duke bere qe kriza politika te mbërthejë vendin. Ne vjeshtën e vitit 2009, opozita kërkoi hetim të plotë të zgjedhjeve parlamentare, përfshirë kutitë e materialeve zgjedhore dhe me pas verifikim te fletëve të votimit, nëse do te konstatoheshin shkelje. Në fillim te tetorit 2009, shefi i mazhorances u përgjigj prere se vendimi i gjykatave nuk mundësonte hetimin e fletëve te votimit, por ai ofronte si koncesion për opozitën hetimin ne çdo kohe te materialeve zgjedhore, shumicën ne komisionin hetimor dhe drejtimin e tij. Replikat nuk munguan gjithë fund vjeshtën e kaluar dhe pas një procesi të pafund bllokimesh, justifikuar me kleçka juridike e teknike, çështja alarmi Këshillin Evropës dhe Bashkimin Evropian. Kryesocialisti Rama deklaroi, se problemi qëndronte vetëm tek shumica dhe zgjidhja do te vinte nga presioni i forte opozitar. Ne muajin shkurt, opozita theu bojkotin e plote parlamentar. Deputetet e majte zunë vendet ne kuvend dhe kreu i grupit tha se opozita ishte gati te hiqte dore nga hetimi i zgjedhjeve, nëse mazhoranca do te pranonte rezultatin e kutive te Ruzhdies. Oferta me shkrim e se majtës u rrezua përfundimisht ne komisionin e ligjeve. Ditën e fundit te prillit, opozita e radikalizoi qëndrimin ne raport me transparencën zgjedhore. 22 deputete socialiste dhe 200 mbështetës u futen ne greve urie para zyrave te kryeministrisë, për te dale andej, sipas tyre, vetëm pas hapjes se kutive te votimit. Pas 20 ditësh shefi i opozitës tha, se greva e arriti qëllimin. Mbrëmjen e 20 majit ai dhe kryeministri Berisha u ulen ne Strasburg ne restorant krokodil për te gjetur një zgjidhje, ne prani te perfaqesise me te larte te zyrtareve evropiane. Për muaj të tëre procesi ngeci dhe këtë fillim vjeshte Partia Socialiste doli me një qëndrim të ri, shume me te modifikuar. Zoti Rama tha se opozita ishte e gatshme te bënte lëshimin e madh, duke kërkuar hetimin e kutive te materialeve zgjedhore. Kur gjithçka u duk se u zgjidh, kryeministri e kritikoi edhe këtë tërheqje te opozitës, madje debati u orientua ne konceptin e materialeve zgjedhore. Pasi te majtët dorëzuan një draft te ripunuar, nga ai qe Rama i kishte dorëzuar vete Berishës, pretendimi i radhës lidhej me faktin qe mazhoranca nuk mund ti jepte as shumicën ne komisionin hetimor opozitës. 2 seancat e gjata ne fund te muajit dhjetor dështuan, për ngritjen e komisionit hetimor. Shkak, sipas Berishës ishte kërkesa për hetim pa fakte i kërkuar nga opozita. Madje shumica nuk hiqte dore as nga qëndrimi se materialet zgjedhore duheshin tërhequr nga arkivi i shtetit dhe jo nga KQZ. Dy dite para ndërrimit te viteve KQZ vendosi te djege fletët e votimit ne javën e pare te janarit. Sipas zotit Rama mundësitë për dialog për zgjidhjen e krizës, shteruan bashke me mbylljen e vitit, për t'ia lënë vendin, një aksioni politik radikal tashme për të ndërprerë mandatin qeverisës të Sali Berishës.
Shpërndaje