Shtylla e demtuar ende asnje mase nga KESH

Ende asnjë masë nga ana e KESH-it për rivënien në punë të shtyllës së tensionit të lartë në Fushë Krujë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë ardhur dy brigada të specializuara të avari-shpëtimit për vendosjen në punë të shtyllës së dëmtuar mbrëmë nga një shpërthim i fuqishëm.
Sipas tyre, dëmi i shkaktuar nga shpërthimi është i madh dhe duhet kohë për rivënien në punë të kësaj linje.
Ngjarja ndodhi dje në fshatin Bilaj në linjën 220 KË Koman-Elbasan.