E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku do festojnë vitin e ri shqiptarët?

Siç është bere tradite tryeza e darkës se vitit te ri duhet te jete plot, antipasta nga me te ndryshmet, shumëllojshmëri gatimesh me mish ku tradicional është gjeli i detit dhe ne fund ëmbëlsira e preferuar e shqiptareve, bakllavaja. Prej ditësh amvisat janë vene ne lëvizje. Ata qe natën e vitit te ri do ta kalojnë ne shtëpi kane filluar blerjet, e sipas mundësive ekonomike variojne edhe shpenzimet. Pavarësisht te ardhurave ata ndajnë te njëjtën mendim, darka familjare ne shtëpi te kushton me pak se ne restorant. Kur familjaret janë ne përfundim te blerjeve te darkës se vitit te ri edhe restorantet thuajse kane mbyllur prenotimet. Çiftet apo familjet tashme kane përcaktuar edhe llojin e ushqimit qe preferojnë natën e ndërrimit te viteve. Restorante dhe hotele te kryeqytetit ofrojnë variante te ndryshme festimesh. Ashtu si klabet ato kane vendosur te punojnë pas mesnatës se 31 dhejtorit. Kundrejt nje pagese prej 35 euro personi ju mund te kaloni një nate festive, ne praninë këngëtareve te njohur, DJ, balerinave sigurisht edhe nen shoqërinë e pijeve dhe ushqimeve te ndryshme.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›