E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron shqiptaret për 2011

Kur viti 2010 po i lë aradhen 2011, Presidenti i Republikës Bamir Topi ka uruar të gjithë shqiptarët për paqe dhe begati si dhe veçanërisht klasën politike shqiptare për bashkëpunim ne emër të integrimit evropian të vendit. Në mesazhin e tij, kreu i shtetit ka theksuar qe viti që vjen të arrije të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme mes faktorëve politike në vend, kur kriza politike nuk u arrit të zgjidhej në seancën e fundit parlamentare. Këtë urim në formë kërkese, presidenti e lidhi me realizimin e reformave, duke u kujtuar partive se duhen arritje të tjera, siç ishte në vitin 2010 liberalizimi i vizave për shqiptarët. Kreu i shtetit në mesazhin e tij i është drejtuar dhe të përmbyturve në Shkodër, pensionisteve si dhe shtresave të tjera të shoqërisë, duke pohuar se do te kenë vëmendjen e plote nga presidenti për te përballuar vështirësitë e mbartura nga 2010.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›