E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati i juristeve per videon e Ilir Metes

Video-Skandali

Dy standardet e gjykatave shqiptare per pranimin apo jo te pergjimeve si prova ne nje procedim penal. Si u rrezua ne rastin e vellait te Ilir Rusmalit dhe videoja qe denoi ish-prokurorin


TIRAN- Ne kohen kur task-forca e antikorrupsionit ne prokurorine e kryeqytetit po kerkon ndihme nga ekspertet e FBI-se per te zbardhur vertetesine e pergjimit te kryer nga deputeti Dritan Prifti mes juristeve ka nisur debati per vleresimin apo jo si prove materiale te videos. Debati eshte perqendruar tek interpretimi i neneve 221 dhe 222 te Kodit te Procedures Penale qe parashikojne menyren e lejimit dhe perdorimit te pergjimit.


Por pavaresisht se cfare shkruhet ne keto dy nene juristet penaliste kane mendime te ndryshme te vleresimit apo jo si prove materiale te video-skandalit te publikuar pak dite me pare qe per pasoje solli doreheqjen zv/kryeministrit z.Ilir Meta. Por pervec mendimeve te ndryshme te juristeve te njohur penaliste per raste te njejta te menyres se pergjimit edhe togat e zeza kane mbajtur dy qendrime te kunderta. Qendrime keto qe per te huajt cilesohen si drejtesi me dy standarde.


Rasti 1
Keshtu me vendim te Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet ne fillim te vitit 2008 e kane cilesuar te paligjshem dhe kundershtim flagrant me ligjin pergjimin qe ish-Drejtori i Pergjithshem i Policise se Burgjeve z.Zija Teferici kishte kryer ne zyren e tij gjate bisedes me shtetasin Edmond Rusmali vellai i ish-ministrit te Drejtesise Ilir Rusmali.


Sipas pergjimit te asaj kohe biznesmeni Rusmali i kerkonte Drejtorit te Policise se Burgjeve te favorizonte kompanine qe ai kerkonte per perfitimin e nje tenderi ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve. Publikimi i kesaj video solli doreheqjen e ish-ministrit te Drejtesise se asaj kohe Ilir Rusmali. Pas publikimit te kesaj videoje prokuroria nisi hetimet duke i pushuar me pas pasi Gjykata e kishte shpallur te pavlefshem pergjimin e kryer nga ish-drejtori i policise. Bazuar ne kete vendim prokuroria mbylli procedimin penal ndaj vellait te ish-ministrit Rusmali.


Rasti 2
Por te njejten menyre pergjimi dhe filmimi te kryer ne zyren e ish-prokurorit Musa Mulkurti nga shtetasi Zagol Muca me ndihmen e emisionit Fiks-Fare ku prokurori kerkonte nje shume te hollash nga babai i nje te paraburgosurit per te perfituar nje mase me te bute denimi Gjykata e Kavajes e ka njohur si prove materiale.


Bazuar ne kete pergjim ku shfaqet prokurori duke numeruar parate dhe te filmuar nga babai i te pandehurit togat e zeza e kane cilesuar te ligjshem pergjimin duke derguar prokurorin e pezulluar nga detyra ne gjyq per akuzen e korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike. Keshtu qe edhe prokuroria e Tiranes ne procedimin e nisur per video-skandalin e publikuar i eshte referuar ketij standardi te Gjykates se Kavajes per te nisur verifikimet ndaj bisedave te regjistruara dhe filmuar nga deputeti Prifti.


Avokati Agron Bajri
Organi kushtetues qe ushtron ndjekjen penale eshte organi i akuzes e sanksionuar kjo ne nenin 148 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise. Ky organ kushtetues ka te drejten dhe detyrimin ligjor te ushtroje ndjekjen penale permes menyrave te percaktuara ligjerisht. Ne kuadrin e ushtrimit te ndjekjes penale nder menyrat e percaktuara ligjerisht jane fillimi i procedimit penal me ane te kallezimit apo dhe me iniciative te vete organit te akuzes sipas nenit 280 te Kodit te Procedures Penale.


Barra e proves ne baze te rregullave procedurale i takon organit te akuzes. Provat sipas nenit 149 te K.Pr.Penale merren prej burimeve te parashikuara ne ligjin procedural dhe ne perputhje me rregullat e percaktuara prej tij. Pergjimi ne vetvete nuk perben prove por eshte mjet i kerkimit te proves qe rregullohet sipas neneve 221 e vijues te K.Pr.Penale. Rasti i pergjimeve te kryera ne menyre te fshehte dhe nga subjekte te cilat nuk kane te drejten e ushtrimit te ndjekjes penale proceduralisht interpretohet si rast ku rezultatet e perftuara nga pergjimi mundet te perdoren per fillimin e ndjekjes penale. Keto rezultate te cfaredolloj qofshin ato duhen verifikuar per efekt te percaktimit te vertetesise se tyre si dhe per efekt te provueshmerise e cila mund te arrihet vetem ne rast se rezultati i pergjimit mbeshtetet ne prova te tjera.


Ne baze te legjislacionit tone procedural nuk lejohet qe marrja e proves te behet nga subjekte te tjera te cilat nuk jane te percaktuara si subjekte qe ushtrojne ndjekjen penale. Ne baze te nenit 151 te K.Pr.Penale sanksionohet qe provat merren nga organi qe procedon gjate hetimeve paraprake dhe ne gjykim provat merren me kerkese te paleve nga Gjykata. Ne kete kuader edhe pergjimi i kryer nga subjekte private nuk mundet te perbeje prove por vetem shkak per fillimin e ushtrimit te ndjekjes penale.


Perderisa legjislacioni yne nuk lejon investigimin nga subjekte private hapja rruge per perdorimin e pergjimeve te kryera nga subjekte per interesa personale apo shkaqe te tjera perben nje precedent te papelqyeshem dhe joefikas per sistemin tone te drejtesise. Ne kete kendveshtrim ne kete faze ne te cilen ndodhemi cdo mendim ne lidhje me nje konkluzion te mundshem per rastin ne fjale eshte nje mendim i nxituar kjo e lidhur ngushte dhe me detyrueshmerine e respektimit te parimeve kushtetuese dhe procedurale. Sipas nenit 32/2 te Kushtetues se RSH-se askush nuk mund te deklarohet fajtor mbi bazen e te dhenave te mbledhura ne menyre te paligjshme-tha avokat Bajri per Shekullin.


Avokat Sajmir Visha
Ne aspektin ligjor Kodi i Procedures Penale percakton rastet menyren dhe proceduren se si realizohen pergjimet me qellim qe ato te perbejne prove te plote. Ne rastin konkret pergjimi nuk eshte realizuar sipas kerkesave ligjore dhe per rrjedhoje eshte i paligjshem. Keshtu qe pamjet filmike dhe zeri i transmetuar ne media mes deputetit Prifti dhe Meta nuk eshte prova materiale.


Pasi eshte marre dhe siguruar ne kundershtim te hapur me Kodin e Procedures Penale. Prova me ane te pergjimit dhe filmimit merret vetem me urdher te prokurorit per nje afat kohore qe me pas vleresohet dhe vendoset nga Gjykata per tu njohur apo pranuar. Ne rastin konkret nuk eshte prove pasi mungon fakti kriminal. Nuk mund te procedohet nga prokuroria pasi nuk ka nje fakt. Keshtu qe nuk ekziston si prove qe te fillohet procedimi-tha avokat Visha per Shekullin me cilesine e kryetarit te avokateve penaliste te Shqiperise.


Jurist Igli Totozani Pedagog i te Drejtes Publike
Sipas legjislacionit procedural penal shqiptar kur flitet per Provat kemi nder te tjera dy pjese te medha I- Llojet e provave ku hyjne 1 Deshmia 2 Pyetja e te pandehurit dhe e paleve private 3 Ballafaqimet 4 Njohjet 5 Ekspertimi dhe 6 Eksperimenti si dhe II- Mjetet e kerkimit te proves ku hyjne 1 Keqyrjet 2 Kontrollet 3 Sekuestrimet dhe 4 Pergjimi i bisedimeve ose komunikimeve.


Pra nga sa me siper ne teorine dhe praktiken e procedimit penal pergjimi njihet si nje nga mjetet e kerkimit te proves nenet 221 - 226 te Kodit te Procedures Penale. Si mjet per kerkimin e proves pergjimi eshte dy llojesh pergjim i bisedimeve ose komunikimeve telefonike dhe i formave te tjera te komunikimit dhe pergjimi ambiental qe realizohet nepermjet degjimit dhe regjistrimit audio dhe video me aparatura te posacme qe vendosen ne ambiente te ndryshme ose ne persona te caktuar.


Ne rastin ne fjale kemi te bejme me nje pergjim ambiental por eshte nje pergjim i kryer privatisht gje qe nenkupton regjistrimin ne audio dhe video pa nje vendim te gjykates gjyqtarit. Eshte per tu ditur se pergjimi sipas Kodit te Procedures Penale lejohet vetem per disa kategori veprash penale apo kundravajtjesh dhe gjithmone me Vendim te Gjykates Gjyqtarit me kerkese te prokurorit ose ne raste te ngutshme nga vete prokurori i cili brenda 24 oreve duhet te njoftoje gjykaten dhe ti kerkoje asaj vleftesimin e aktit.


Ne Komentarin e Procedures Penale Halim Islami Artan Hoxha Ilir Panda botimi i vitit 2010 faqe 286 ne paragrafin e gjashte te kesaj faqeje gjejme Pergjimet e kryera privatisht nuk mund te perdoren si prove por ato mund te sherbejne si shkak per nisjen e procedimit penal kryesisht nga prokurori i cili detyrohet te vertetoje faktin e pretenduar duke marre cdo prove te nevojshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›