E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni dhe revolucioni shembulli i Tunizise

Ne Shqiperi opozita ka nje vit e gjysme qe po eksperimenton e pafuqishme format me folklorike te protestes nga bojkoti ne parlament deri ne grevat e urise ne bulevard.
Ne Tunizi vend pa opozite populli brenda nje muaji e beri diktatorin Ben Ali te marre arratine si kusar. Ky i fundit ish polic i ardhur ne pushtet me puc kishte vendosur ne nje cerek shekulli nje regjim te urryer ku censura mbi popullaten dhe korrupsioni qeveritar si murtaja me koleren i benin gare njera-tjetres.


Tunizianet nuk e po e dallonin se kush po ua merrte me shume frymen policia politike qe mbyste lirine e shprehjes apo vjedhja metodike e pasurive te vendit nga te afermit e presidentit Ben Ali. Nje klan qe kishte vene doren mbi te gjitha pikat nevralgjike te ekonomise se Tunizise. Klani i Lejla Trabelsi bashkeshortja e Ben Alise qe me femijet e saj motrat dhe vellezerit e saj me niperit dhe mbesat rreth 100 vete ne lidhje gjaku me pushtetin zoteronin banka linja ajrore grupe hotelore media e sidomos grupe imobiliare qe me dekore qeveritare spronesonin per dy grosh tuniziane te thjeshte dhe mbrapa fitonin miliona nga nderimi i hoteleve dhe pallateve. Nje korrupsion qe kishte tejkaluar kufijte e imagjinates sipas nje telegrami diplomatik amerikan botuar nga wikileaks nderkohe qe rinia tuniziane me e diplomuara e Afrikes se veriut mbushte e deshperuar radhet e te papuneve.


Para disa kohesh nje i ri nipi i gruas se diktatorit tunizian vidhte diten me diell jahtin e nje bankieri te madh francez ne nje port francez dhe e sillte ate krenar e pa asnje frike ne Tunizi se asnje gjemb nuk i hynte ne kembe familjareve te presidentit Ben Ali. Nga ana tjeter me 17 dhjetor 2010 nje date qe do ete hyje ne historine e vendit nje tjeter i ri kesaj radhe jo nga Familja ne pushtet por nga ato shtresat e varfra qe kursejne nje jete per ti bere femijet me shkolle ndalohej nga policia e korruptuar e Ben Alise ne tregun e Sidi Bouzid nje qyteze ne jug te vendit.


Krimi i te riut te sapo diplomuar dhe i papune ai guxonte te shiste pa licence fruta e perime ne treg. Nje pretekst per policine qe ti konfiskonte karrocen me te cilen mbante frymen gjalle. I riu i skandalizuar nga padrejtesia qe i behej nga nje pushtet prepotent e i korruptuar derdh mbi vete nje bidon me benzine dhe i ve flaken vetes. Pa e kuptuar gjesti i tij i vinte shkrepesen revolucionit qe nje muaj me vone do ta clironte Tunizine nga Ben Alia. Pas revolucionit te kadifte ne ekosllovaki atij protokolli ne Ukraine historia do te mbaj mend keshtu revolucionin Blitz rrufe te Tunizise ndonese tunizianet preferojne te pagezojne revolucioni jasemin lulja tradicionale e ketij vendi.


Ne kater jave u rrezua nje pushtet qe mbahej me dore te hekurt qe prej 24 vjetesh. Irakianet hodhen bustin e Sadam Huseinit nen mbrojtjen e blindave amerikane kur tunizianet jo vetem qe nuk paten ndihme te huaj por nje pjese e mire e kancelarive perendimore dhane deri ne minuten e fundit pershtypjen se respektonin pushtetin legjitim te Ben Alise. fare e beri rinine tuniziane te thyente zinxhiret e frikes Censura dhe burgjet politike edhe mund te duroheshin por padrejtesia jo kete ndjenje qe me shume se cdo gje tjeter ta krijon pasurimi deri ne ngjizje i nje grushti te babezitur njerezish ne pushtet kur masa e gjere lufton per buken e gojes padrejtesia e kthen qengjin ne luan priftin ne guerilas dhe nenen ne martire.


Ne kater jave populli tunizian nuk numeroi te vraret por ditet qe e ndanin nga fitorja. Kur mbare nje popull hidhet ne beteje si nje vullkan qe eshte vetepermbajtur shume gjate asgje nuk mund ta ndale asgje nuk mund ta mashtroje pa arritur objektivin final clirimin nga padrejtesite qe i behen. Dhe mashtrimet nuk munguan.


Pasi lejoi policine te qelloje mbi popull Ben Ali beri nje tentative te fundit per ti zgjatur jeten regjimit te tij. I paskrupullt ai doli para kamerave dhe premtoi pune per te gjithe te rinjte tuniziane premtoi se nuk do te kishte me censure ne internet se do ti jepte fund korrupsionit se policia nuk do te qellonte me me plumba mbi turme dhe se ai vete do ta linte perfundimisht pushtetin por jo para vitit 2014-es


Nje fjalim qe ai me mire mos ta kishte mbajtur se tunizianet nuk i dhane asnje 24 ore me shume para se ta degdisnin jashte kufijve. Ndoshta ne fatkeqesine e tyre pa parti opozitare tunizianet paten fatin te mos degjonin nje opozite tu peshperiste ndalojeni kryengritjen se Perendimi na ka premtuar zgjedhje te lira. Tunizianet e pesuan ne lekure talljen e perendimit me ta gjithe keto vite kur ai nuk belbezonte as kritiken me te vogel karshi regjimit te Ben Alise me pretekstin se ai i kishte dhene vendit hov ekonomik dhe kishte eliminuar islamistet.


Tunizianet po e konstatonin po ashtu te njejtin pasivitet te perendimit ne Bregun e Fildishte ku vjedhesi i zgjedhjeve i thote bashkesise nderkombetare skeni cfare me beni. Tunizianet e kuptuan se i zoti e nxjerr gomarin nga balta se nje diktator nuk largohet vete por vetem nga presioni i rruges. I urojme tani tunizianeve te mos kene fatin e shqiptareve. Revolucioni yne i 90-es nuk zhduku privilegjet por vetem sa nderroi kasten e te privilegjuarve.


Sic thoshte Napoleoni ne revolucione ka dy kategori njerezish ata qe e bejne dhe ata qe perfitojne. Por tunizianet do te kene kohe te mendojne per keto gjera sapo te konstatojne se pluralizmi politik nuk hap me shume vende pune nese te korruptuarit e vjeter zevendesohen nga korruptues te rinj. Per momentin tunizianet ta shijojne ne maksimum fitoren ndodh nje here ne jete te rrezosh nje diktator me revolucion.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›