Mire niveli po hapja me boten

Eljon Vejsiu fluturoi Londer-Shqiperi per nje koncert me Orkestren e RTSH-se dhe pak ore trajnim me te rinjte e Akademise se Arteve. Violinisti i Orkestres Filarmonike Mbreterore u jep te rinjve pak leksion mbi disiplinen e artistit dhe lidhjet me boten
Eljon Vejsiu e kujton Liceun Artistik Jordan Misja me braktisjen e oreve Histori Arti Harmoni qe per te dhe liceistet e tjere dikur ishte clirim nga mundimi i oreve te gjata ne auditor.
Nje dekade e ca me vone harron te kaluaren dhe perpiqet tiu ngulise ne mendje te rinjve te Akademise se Arteve te kene nivel te larte ndjeshmerie ndaj procesit mesimor koncerteve trajnimeve qe mbahen nga profesioniste ne shkollen e tyre. Ne nje moment te jetes kupton qe te jesh instrumentist i mire nuk do te thote te interpretosh ne menyre te shkelqyer nje program te jesh mjeshter i muzikes pohon Eljoni qe e ka ndjere mbi kurriz kete gjate studimeve intensive ne Bullgari dhe Angli pas ikjes nga Shqiperia dhjete vite me pare.
Violinisti interpretoi mbreme me Orkestren e Radio-Televizionit Poeme per violine dhe orkester nga Ernest Chausson nje pjese qe i pershtatej karakterit lirik dhe emocional te tij dhe i jep liri per tu shprehur.
Gjate interpretimit qe nuk i kaloi 20 minuta pervec emocioneve qe perpiqej tu vinte fre binte ne sy vemendja me te cilen Eljoni shoqeronte dirigjentin Jacques Cohen ne komandat qe i jepte orkestres apo ne ekzekutimin e instrumentisteve te tjere te Orkestres. Publiku i papergatitur per kohen e shkurter te interpretimit te Vejsiut qe fluturoi nga larg per nje koncert ne Tirane u ngroh nga interpretimin i shkelqyer i Orkestres ne Simfonia nr 6 op 74 B minor te ajkovskit.
Violinisti 33-vjecar nuk kishte ardhur ne Tirane vetem per koncertin madje per te u ra dakord gjate kohes qe ai bente trajnime me studente te violines ne Akademine e Arteve. Eljoni eshte pjese e programit qeveritar Thithja e Trurit Brain Gain qe po aplikojne disa institucione nder to dhe Akademia e Arteve. Ai u perpoq tiu hiqte studenteve shijen e trajnimeve rutine. Mori persiper tiu shpjegoje atyre dicka mbi modelin e muzikantit qe mbijeton ne boten e sotme te muzikes kryesisht perendimore prej nga vjen edhe vete. Ai lloj instrumentisti nuk ka asgje te perbashket me tipin e profesionistit qe myket ne nje orkester derisa ti zbardhen floket. Muzikanti i Eljonit e ka te mbushur axhenden me larmi koncertesh duo e trio muzike dhome.
Duke iu referuar pervojes se studime ne Konservatorin Shteteror te Sofjes Pantcho Vladigerov ku shkoi 17 vjec violinisti i ve faj edhe shkollave te Lindjes. Ato te formojne si instrumentist jo si muzikant. Te them te drejten derisa shkova ne Angli une mund te luaja duo muzike dhome me orkestren por nuk e kisha bagazhin dhe njohurine e nje muzikanti te mire. Ne vende si Anglia Gjermania dhe Italia niveli mund te jete paksa me i ulet por bagazhi dhe njohurite qe merr si muzikant jane te paimagjinueshme.
Muzikanti i Eljonit di te pershtatet me interpretues te cdo niveli dhe ka respekt jo vetem per punet e tij por per te gjithe veglat e tjera muzikore. Di ta degjoje tjetrin me dashamiresi e ka ne koke te gjithe vepren e ndjen ate dhe futet ne boten e krijuesit.
Po a e ka ndjere kete fryme bashkepunimi edhe te muzikantet qe luajne me Orkestren e Radio-Televizionit Shqiptar Disi. Ne u perpoqem shume zbulon aq sa mund te zbuloje violinisti.
Ai e vlereson Orkestren e RTSH-se dhe rithekson edhe njehere fjalet e dirigjentit Cohen qe ka instrumentiste shume te mire te nje niveli evropian por prezantohen pak jashte vendit.
Ne kemi nevoje qe ta shperhapim bagazhin tone artistik edhe ne bote. Ka instrumentiste shqiptare te njohur neper bote si Tedi Papavrami Suela Piciri qe jane instrumentiste me te vertete te shkelqyer. Por bota na njeh si instrumentiste jo si Orkester shpjegon Eljoni qe perdor shumesin duke e lene menjane faktin qe ai eshte muzikant i Royal Philharmonic Orchestra dhe me RTSH-ne e ka koncertin e pare pas 10 vitesh largimi.
Ai shpreson qe Jacques Cohen ta krijoje mundesine e perseritjes se ketij koncerti edhe ne Angli. Eljoni pershendet mbeshtetjen e drejtorit te orkestres David Tukici per ardhjen e solisteve dhe dirigjenteve te huaj por mendon qe duhet nderruar koncepti tradite qe ne sallat e koncerteve te degjohen vetem repertoret e kompozitoreve te Evropes Lindore pra te punohet edhe me perendimoret.
Ne kete kohe Eljon Vejsiu interpreton ne Orkestren Filarmonike Mbreterore Royal Philharmonic Orchestra. shte violina e peste dhe luan kryesisht repertorin klasik. Me kete Orkester luan 12 koncerte ne vit dhe 1 here ne muaj ben turne ne vende te tjera Evropiane. Megjithate Orkestra e Preferuar e tij ngelet Orkestra e Londres London Symphony Orchestra qe ka nje repertor te pasur me kompozitore te shekullit XX dhe XXI me muzike filmash. Ka shume muzikante dhe eshte e formuar.
Nga fillimet e rruges ku ndodhet tani ai kujton dy njerez violinistin Lorenc Radovani ne Shqiperi dhe
Susanne Stanzeleit ne Angli. Ajo e mesoi te jete muzikant i mire te jete ne gjendje ti pershtatet kushteve dhe me deshire e pasionin ti dedikohet cdo koncerti. Sa paguhet per kete Jo aq sa nje ekonomist ose programues kompjuteresh por kenaqesia nuk ka te paguar.