E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati i plote ne Komision Rusmajli nxjerr jashte numrin 2 te KLD

Mbledhja e Komisionit te Ligjeve zgjati rreth 30 minuta dhe eshte shoqeruar me debate mes kryetarit te komisionit te ligjeve dhe nenkryetarit te KLD-se. Me pas ka vazhduar mes Rusmajlit e deputeteve te PS-se te cilet kane dale ne mbrojtje te Spahiut.Mos jeni bere deputete te tij- tha Rusmajli duke iu drejtuar deputeteve PS.

Kreshnik Spahiu Ne asnje rast nuk parashikohet shkarkimi i zv kryetarit te KLD-se por edhe i anetarit te KLD-se. Ne nenet e Kushtetutes parashikohet shkarkimet e te gjithe drejtuesve te institucioneve...
Nderhyn Ilir Rusmajli Zoti Spahiu...
Spahiu Ju lutem mos me nderprisni fjalen
Rusmajli Mbledhjet e komsionit i i drejtoj une mbledhjet e komisionit tat nuk e di kush i drejton por mesa duket te le te dalesh jashte rendit te dites e te flasesh me harbuteri.
Nuk te le te dalesh nga rendi i dites sepse nese ti del jashte rendit te dites te gjithe anetaret e ketij komisioni dalin jashte rendit te dites dhe te bejne gjyqin ty. Kjo seance eshte proceduriale. Prandaj te kam shkruar ne leter.
Edhe une kam shume per te thene ne substancen e gjese....Ti do flasesh vetem per proceduren e gjese. Nese ti kalon ne substancen e gjese une po fiksoj verejtjen e pare qe une si kryetar ju jap juve ketu.. Sipas rregullores kam shume pak mundesi dhe ju lutem mos me beni ti ezauoroj. Mos dilni nga rendi i dites perqendrohuni ne procedure. Do kesh mundesi pa fund te thuash argumentet e tuaja.

Fatmir Xhafaj Ky komision as nuk ben dhe as nuk i lejon te beje gjyq. Ky nuk mund te jete komision i gjyqeve. I drejtohet Rusmajlit Ju lutem mos me nderhyni. Se cfare keni ju me te eshte ceshtje e juaja. Ne jemi ketu per te degjuar dhe personin qe keni thirrur percasjen tuaj. Ne kemi detyrimin ti japim mundesi zoterise te shprehet. Kete nuk mund tia heqim ne. Ai nuk mund te flase ate qe i interson nese ajo nuk eshte ne te miren e tij.. ai le te flase dhe me pas e vendosim ne sipas rregullave tona
Rusmajli Spahiu te perqendrohet ne procedure. Nese ka per te thene gjera le ti thote ne konference shtypi.
Spahiu Mos vendos Komisionin e Ligjeve ne kushtet e presionit.
Rusmajli Nuk me ve kushte
Rusmajli 5 minuta sa te largohet Spahiu... largohu. Ata te sigurise ta nxjerrin pak perjashta
Spahiu Keni 1 vit qe ushtroni presion por harroni se me presion nuk me hiqni mua... Me presion kurre harroje.... Keni nje vit me ato vendime e ligje duke cenuar integritetin e ketij vendi.
Rusmajli Meqe zoteria u largua ne mund te zhvillojme punen tone.
Flasin Fino Peza
Rusmajli .Tek ata 1 milione anetaret e partise se vet ju ka kalu dhe ju socialisteve zoti Spahiu mos jeni bere deputeteve te tij ju
Zoti Peza degjoni cfare them une ...
Dashamir Peza Mos shpjego ti budallalleqe
Rusmajli Nuk shpjegoj une budallalleqe.... Pretendon se ne kushte urgjence dhe jashte orarit zyrtar eshte derguar fletethirrja per ne komisionin e Ligjeve. .. Dje ne mengjes ne perputhje te plote me Kuvendin kryetari i Komisionit te Ligjeve ka bere perpjekje titanike per ta njoftuar dhe verifikoni.
Armando Subashi Cna duhet ne kjo
Rusmajli I Duhet kolegeve te mi. Ne orarin zyrtar ai nuk ndodhej ne pune por ne nje aktivitet politik te nje organiziate politike.
Degjohen deputetet qe thone bravo i qofte
Pervec tij nuk ndodhej asnje nga punonjesit e administrates.
....
Fatmir Xhafaj Ne nuk behemi pjese e kesaj farse.. Deri dje njeren e quanit Silvia Konti sot e quani lavire bulevardi deri dje e quanit personalitet te shquar te Partise Demokratike sot e quani horr bulevardi. Dje ky ishte mik Spahiu luftetar i madh i antikorrupsionit pastaj u be Kreshnik Spahiu juristi i shquar qe drejton drejtesine shqiptare dhe sot eshte sharlatan faqeziu i kryeministrit tuaj....
Ajo qe kompleksoni ju eshte e djeshmja e Kreshnik Spahiut eshte e sotmja e Kreshnik Spahiut e per me teper e nesermja e Kreshnik Spahiut.

Me pas opozita eshte larguar nga mbledhja.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›