Debati me Topallin, “tërhiqet” Topi

Gjatë një vizite në Kuçovë, kreu i shtetit tha se është me rëndësi që të gjithë të angazhohen për të përmbushur rekomandimet e Komisionit Evropian.
“Sot është ditë e hënë. Presidenti ka filluar një veprimtari intensive që i takon javës dhe ju siguroj që gjatë javës do të kem një agjendë shumë të ngarkuar, e cila vijon nga detyrimet institucionale të Presidentit, por edhe në vijim të asaj agjende integruese për Shqipërinë, të cilën besoj se duhen ta kenë të gjitha institucionet. Të gjithë së bashku duhet të punojmë me shumë përkushtim për këtë agjendë për t’iu përgjigjur, secili në institucionin e tij, por edhe të gjithë së bashku asaj që ka thënë edhe Komisioni i Bashkimit Evropian. Besoj se edhe ju do t’i kontribuoni kësaj klime”, theksoi ai i pyetur nga gazetarët.
Ndryshe, presidenti ndodhej në Kuçovë ku ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të bustit të Prof. Stanisllav Zuber, inxhinierit polak të gjeologjisë që me përkushtim të veçantë punoi për nxjerrjen e naftës dhe gazit në zonat përreth Kuçovës, qytetit të vogël por me histori të lashtë të Shqipërisë. /S.Ll/Start/
2011-10-17 13:08