E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati per integrimin

E marte 27 Shtator 2011 1640

Tweet BASHKIMI EVROPIANTashme qe te gjitha aktoret e skenes politike jane te bindur se Shqiperia per te dyten here nuk do ta marre statusin e vendit kandidat akuzat dhe gjetja e fajtorit jane komunikimi i perditshem mes maxhorances dhe opozites.

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka theksuar se paketa e propozuar nga Rama eshte jashte fokusit te qeverise pasi integrimi ka nevoje per zbatimin e 12 rekomandimeve per te cilat Partia Socialiste nuk po kontribuon. Ndryshe nga qeveria nenkryetari i grupit parlamentar socialist Sajmir Tahiri deklaron se PS e ka deshmuar vullnetin e saj duke propozuar edhe zgjidhjen e krizes politike 2-vjecare. Penalizimi i Shqiperise per te dyten here ne procesin e integrimit duket se nuk ndryshon asgje ne reagimin e partive politike pasi qeveria ia faturon deshtimin opozites ndersa PS deklaron se Berisha duhet te jape doreheqjen nese ne 12 tetor Komisioni Evropian publikon nje tjeter raport negativ per vendin tone. Ne 12 tetor Komisioni Evropian do te publikoje opinionin per kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat dhe per shkak te krizes politike raporti pritet te jete negativ duke bere qe Shqiperia te jete vendi i pare qe i refuzohet dy here statusi i kandidatit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›