Debati per krizen e euro-s sa pak progres

Ministrat e Financave te Bashkimit Evropian kane perfunduar nje takim dy-ditor pa bere ndonje perparim substancial drejt zgjidhjes se krizes se borxheve ne rajon dhe pa bere ndonje zotim per rikapitalizimin e bankave evropiane
Nga The New York Times
Takimet u karakterizuan nga prania e sekretarit te thesarit amerikan Timothi Gejtner keshillat dhe paralajmerimet e te cilit u priten me rezerve nga ministrat e financave te euro-zones. Kundershtimi i Gejtnerit ndaj idese evropiane per nje takse globale mbi transaksionet financiare shkaktoi nje debat se a do te duhej BE-ja vet ta vazhdoje rrugen e saj.
Ne nderkohe kur ne tetor udheheqesve nderkombetar u perfundon afati per tu pajtuar rreth leshimit te nje pakete ndihmese prej tete miliarde eurosh per Greqine pa te cilen ajo nuk do te jete ne gjendje ta paguaj borxhin e vet kryeministri grek George Papandreu anuloi nje vizite per ne Shtetet e Bashkuara.
Java e ardhshme eshte vecanerisht e rendesishme per zbatimin e vendimeve te 21 korrikut ne euro-zone dhe per iniciativat te cilat duhet ti ndermarre shteti tha Papandreu te shtunen.
Pjesemarrja e nje zyrtari amerikan ne takimin e se premtes ishte e pazakonte. Ministri polak i financave Jacek Rostovski i cili ftoi Gejtnerin tha se pjesemarrja e tij deshmon unitetin brenda familjes trans-atlantike.
Ky koment dalloi nga ankesat e disa ministrave evropiane te financave perfshire ate te austriakes Maria Fekter e cila publikisht tha se nuk i kishte bere pershtypje kontributi i Gejtnerit.
Megjithate kerkesa amerikane per vendime urgjente ne mbeshtetje te euro-zones u theksua te shtunen nga dy ministra evropiane te financave shtetet e te cilave kane qendruar jashte euro-zones.
Udheheqesit e euro-zones e dine se po u ike koha dhe se do te kene nevoje te gjejne nje zgjidhje rreth pasigurise se tregjeve u shpreh kancelari britanik i thesarit Xhorxh Ozborn i cili i tha BBC-se se deshiron te shohe veprime lidhur me Greqine dhe dobesine e sistemit bankar.
Problemi eshte se politikanet duket te jene prapa ktheses gjate tere kohes theksoi ministri suedez i financave Anders Borg.
Neve na nevojitet te shohim me shume aftesi drejtuese tha ai duke folur per nje nevoje te qarte per rikapitalizimin e bankave.
Gati dy muaj pas demtimit te marreveshjes per nje pakete te dyte ndihmese per Greqine Finlanda po vazhdon te kembengule ne zbatimin e ketij plani duke u kerkuar shteteve te tjera hua te reja-kerkese qe thuhet se ka veshtiresuar negociatat.
Ne nderkohe qeveria greke duhet ende ti bind huadhenesit nderkombetare se ka bere mjaft per te justifikuar leshimin e nje pjese tjeter te ndihmes.
Nje zyrtar evropian i paautorizuar te flase publikisht tha se ministrat duket te mos jene ne gjendje te arrijne ndonje vendim operacional. I vetmi lajm pozitiv thuhet te kete qene arritja e nje marreveshjeje mbi ligje te reja me te cilat do te shtrengoheshin rregullat per euro-n.
Takimi i se shtunes perfundoi ne oret e mesdites duke u dhene mundesi ministrave te largohen para nisjes se nje demonstrate ne Vroklav lidhur me masat e ashpra financiare ne Evrope.
Por kontributi i Gejtnerit vazhdoi te jehonte edhe pas largimit te tij te premten. Edhe pse nuk u diskutua ne detaje ideja e tij per rritjen e fondit ndihmes prej rreth 440 miliarde eurosh permes kapitalit te huazuar-sic kishte vepruar SHBA ne disa programe ne vitin 2008 nxiti nje debat gjate te cilit nuk u arrit ndonje pajtim.
Disa shtete evropiane e vleresojne nje takse te tille per transaksione financiare si mundesi per ti dhene fund krizes permes kontributeve ne sektorin financiar mirepo disa vende te tjera kundershtojne kete opsion.
Pas komenteve te Gejtnerit ministri belg i financave Didier Rejnders u beri thirrje evropianeve qe te vazhdojne perpjekjet.
Jam i sigurt se nese eshte e mundshme ne nivelin boteror do te na duhet te organizojme kete edhe ne BE dhe te pakten ne euro-zone por natyrisht me nje takse me te ulet se sa ne nivelin boteror u shpreh ai.
Borg perjashtoi mundesine e pjesemarrjes suedeze.
Ne kemi nje pervoje substanciale ne Suedi. Ne fakt pjesa me e madhe e derivateve tona shkonin per ne Londer me te cilen zhvilluam kryesisht lidhjet tregtare gjate viteve ne te cilat kishim nje takse mbi transaksionet financiare. Andaj nese nuk gjeni nje zgjidhje qe eshte universale ka gjasa te demtohen tregjet evropiane tha ai.