E Diel, 1 Nëntor 2026

Me shume mbrojtje per femijet ne zonat e luftes

Sipas vleresimeve te OKB-se rreth 300 mije femije jane angazhuar ne shume vende te botessi ushtare cka sipas standardeve nderkombetare konsiderohet si krim i luftes. Kete muaj Gjermania si anetare jo e perhershme eshte kryesuese e Keshillit te Sigurimit te OKB-se dhe te marten e ardhshme 12.07. do ti prije debatit te hapur se si duhet te mbrohen me mire femijet ne rajonet me konflikte.

Sudani i Jugut sipas te gjitha gjasave do te pranohet kete jave si shteti i 193 -te anetar i bashkesise nderkombetare. Megjithate sipas Irina Bokoves drejtoreshe e pergjithshme e UNESCO-s organizates se Kombeve te Bashkuara per edukim shkence dhe kulture lufta e gjate qytetare ka lene gjurmet e saj. Ne Sudanin e Jugut verehet qarte se cfare do te thone lufterat per femijet. Shkollat dhe nxenesit kane qene te sulmuar ne menyre sistematike gjate konfliktit. Sudani i Jugut ka aktualisht kuoten me te ulet te arsimit ne bote. Per vajzat ne moshe te adoleshences me e madhe eshte mundesia per te vdekur gjate lindjes se sa te perfundojne shkollimin. Vetem tete perqind e grave dijne te shkruajne dhe lexojne. Ne asnje vend te botes nuk behet me e qarte se ketu se sa e rendesishme eshte e drejta per arsimim.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift 12 vjecar me arme Zimbabve

Shifrat ne mbare boten jane alarmante UNESCO vlereson se mes viteve 1998 dhe 2008 ne konfliktet e armatosura jane vrare dy milione femije dhe jane plagosur rende gjashte milione te tjere. Rreth 300 mije femije shfrytezohen si ushtare. Dhuna seksuale perdoret ne menyre sistematike ne mbare boten.

Gjithsejt jane gjashte krime kunder femijeve te cilat sipas te drejtes nderkombetare konsiderohen si krime lufte. Shfrytezimi i femijeve si ushtare konsiderohet njejte sikurse vrasja apo abuzimi seksual i tyre. Nje pale ne konflikt qe kryen krime te tilla mund te vendoset ne nje liste te zeze te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Kjo tingellon si e pademshme por ka ndikimin e saj sqaron Peter Wittig ambasadori gjerman ne Kombet e Bashkuara ne Nju Jork

Vendet te cilat qendrojne ne kete liste qeverite dhe po ashtu edhe grupet e rebeleve qe qendrojne ne te per ato kjo eshte nje njolle qe duan ta heqin.

Si per shembull Afganistani. Ambasadori Wittig tash vone i ka prire nje delegacioni ne Afganistan. Atje sipas tij eshte verejtur se qeveria afgane po ndermerr perpjekje serioze per permiresimin e mbrojtjes se femijeve.

Per tu larguar serish nga lista e zeze vendet e prekura duhet te miratojne nje plan veprimi dhe ta zbatojne ate. 15 plane te veprimit ne nente rajone te konfliktit sqaron sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki Moon u arriten te miratohen gjate pergatitjes se debatit dy te tjera priten te miratohen deri ne fund te vitit.

Qellimi i rezolutes per te cilen duhet te votohet pas debatit te hapur qe fillon te marten 12.07. ne Keshillin e Sigurimit eshte qe ti kushtohet vemendje edhe nje krimi tjeter shkaku i te cilit nje vend apo nje pale ne konflikt do te futej ne listen e zeze sulmi ndaj shkollave dhe spitaleve.

Nese miratohet kjo rezolute atehere Keshilli i Sigurimit mund te vendose ne keto raste per veprime te metejshme ne formen e sanksioneve. Por nje gje e tille ndodh shume rralle kritikojne perfaqesues te shoqerise civile si Eva Smets drejtoreshe e Listes Mbikqyrese per femijet dhe konfliktet e armatosura.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Femije luajne ne Rripin e Gazes

Deri me tani kemi vetem dy raste ku jane ndermarre masa te metejshme para disa vitesh ne Bregun e Filidshte dhe para pak kohesh ne Republiken Demokratike te Kongos.

Megjithate veprimtaret per te drejtat e femijeve nuk e kane humbur shpresen. Nese perparimet ekzsituese vazhdojne me kete ritem atehere pas 25 vitesh te pakten nuk do te kete me femije ushtare.

AutorChristina Bergmann/Esat Ahmeti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›