E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati për referendumin, analistët: Një strategji elektorale

Referendumi i qytetarëve për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë po përdoret nga klasa politike, nga mazhoranca dhe opozita si një kartë për fushatën elektorale të zgjedhjeve të ardhshme.
 

Analistët, Eduard Zaloshnja dhe Aleksandër Çipa thonë se kjo është një strategji nga palët për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik, ndërsa thonë se në qëndrimet e tyre PD e PS nuk i referohen argumenteve politike. Analistët thonë se afatet kohore për referendumin e bëjnë të pamundur mbajtjen e tij.
 

Sipas Eduard Zaloshnjës dhe Aleksandër Çipës,forcat politike e kanë një tjetër shans për ta shfrytëzuar dhe për ti kaluar ndryshimet kushtetuese në muajin shtator. Kjo është vetëm cështje e vullnetit politik, thonë ata.
 

Me dështimin e seancës, ku ishte parashikuar votimi i ndryshimeve kushtetuse për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, tashmë klasa politike po artikulon mbajtjen e referendumit qytetar për këtë cështje.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›