E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmetaj: Shqipëria më e varfër në këtë 100 vjetor

 Duke analizuar situatën e fundit ekonomike në vend, deputeti Arben Ahmetaj, tha se vendi është në krizë të rëndë ekonomike, dhe se këtë e konfirmojnë edhe deklaratat e fundit të Bankës së Shqipërisë.

Ahmetaj e cilësoi këtë qeveri të dështuar, duke u shprehur se kjo qeveri nuk meriton të jetë qeverisja e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Deklarata e fundit e Bankës së Shqipërisë, konfirmon që edhe 2-3 mujorët e parë të vitit 2012 vazhdojnë rënien ekonomike. Kjo është reflektuar drejtpërsëdrejti në situatën ekonomike të qytetarit shqiptar dhe të familjeve shqiptare. 6000 familje të reja janë shtuar në skemën ekonomike. Konsumi privat në rënie të lirë, investimet private në rënie të lirë të reduktuara. Investimet e huaja të munguara. Të ardhurat e buxhetit të shtetit shënojnë rekord në ulje në shumë vite të fundit. Shqipëria në 100 vjetorin e vet e gjen veten më të varfër se ditën që është krijuar dhe faji është i kësaj qeverie, i qeverisë së Sali Berishës”, theksoi ai. /Start/

                                                                                             2012-08-08 16:05
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›