E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet per gjykim ceshtja e Aldo Bares


Gjykata e Apelit rrëzon vendimin për burgim të përjetshëm për Aldo Baren, duke e rikthyer cështjen për rigjykim.

Avokati i Aldo Bares, Vladimir Mece do të kërkojë lirimin e klientit të tij, për shkak të afateve.Kreu i bandës së Lushnjës akuzohet për krime të rënda si vrasje, rrëmbim personi, vjedhje e përdhunime.

Kreu i bandës së Lushnjes Aldo Bare, u ekstradua nga Turqia rreth dy vjet më parë

"Shqip": Aldo Bare mund të marrë 25 vjet burg

Drejtësia shqiptare shënon të tjera vendime të çuditshme ndaj personave apo bandave që konsiderohen të rrezikshme për shoqërinë. Disa ditë më parë gazeta "Shqip" përmend rastin e fundit që i përket pafajësisë së fituar nga Afrim Hoxha, i akuzuar nga prokuroria si anëtar i Bandës së Lushnjës.

Hoxha u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me 18 vjet burg. Në apel, vitet e burgut u zeruan, dhe atij i lind e drejta të kërkojë dëmshpërblim për një periudhë të konsiderueshme në burg që pritet të jetë një gjobë e majme për shtetin.

Për këtë episod, në një tjetër vendim gjyqësor, Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me burgim të përjetshëm, të vetmin dënim maksimal që ka marrë Bare.

Duke parë vendimin e fundit gjyqësor në favor të Afrim Hoxhës, kapobandës i lind e drejta të rikërkojë edhe vlerësimin e dënimit, ku pas disa javësh çështja e tij do të gjykohet në Apelin e Krimeve të Rënda. Duke iu referuar këtij vendimi, Bare mund të dënohet me 25 vjet burg dhe të shpëtojë nga burgimi i përjetshëm. Por duke llogaritur uljet e dënimit, sjelljen e mirë dhe të tjera përfitime, apo edhe kohën e paraburgimit në Shqipëri dhe Turqi, Bare mund të ketë një shpresë për të dalë nga burgu. Megjithatë, vendimi i Apelit të Krimeve të Rënda, i përbërë nga katër gjyqtarë të Apelit Shkodër dhe nga një gjyqtar i Krimeve të Rënda, ka pasoja financiare për shtetin shqiptar, i cili prej kohësh strehon dhe ushqen dëshmitarët e drejtësisë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Vlorë, digjet makina e drejtorit të Policisë Bashkiake
I vihet zjarri gjatë natës makinës së drejtorit të Policisë Bashkiake të qytetit të Vlorës.
Durrës, 14-vjeçari përplaset nga makina, humb jetën
Një 14-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën gjatë një aksidenti automobilistik që ndodhi të shunën në mbrëmje. Zhduket një tjetër i kërkuar
Skandalet në drejtesinë shqiptare nuk kanë të sosur. Një tjetër i shumëkërkuar nga drejtesia italiane ka arritur të arratiset me sukses nga Shqipëria, të paktën deri më tani, pavarësisht se ai u arrestua në vendin e tij me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj. Divjakë, makina godet për vdekje fëmijën
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e së shtunës në Divjakë, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë.
Zani Caushi, sherr në burgun e Korcës
Myrteza Caushi, emër i njohur i botës shqiptare të krimit, aktualisht i dënuar në burgun e Korcës, është bërë protagonist i një ngjarjeje të re.


Lajmet kryesore

Vlorë, digjet makina e drejtorit të Policisë Bashkiake
Nuk ka të lënduar
Arvizu: Berisha-Rama të takohen privatisht
Shqiptarët mund të zgjohen më të pasur nga censusi
Regjistrimi, Nurja: Procesi ka nisur mbarë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›