Debati te myslimanet Muca mban zyrat Vokshi merr vulen

Haxhi Selim Muca dhe Ilir Vokshi vijojne te pretendojne se jane kryetare
Selim Muca mban zyrat dhe Ilir Vokshi merr vulen. Percarja e Komunitetit Mysliman Shqiptar ka vijuar edhe gjate dites se djeshme ku Ilir Vokshi qe pretendon se eshte kryetari i ri i perkohshem i Komunitetit ka tentuar te hyje ne zyra por nuk eshte lejuar nga rojet me argumentin se eshte shkarkuar nga detyra e tij si myfti i Durresit nga Haxhi Selim Muca qe pretendon se nuk eshte pezulluar.
Por per te balancuar kete situate duket se Vokshi ka ne dore nje arme te forte vulen e Komunitetit Mysliman Shqiptar pa te cilen Muca nuk mund te marre vendime. Kjo ka bere Haxhi Selim Mucen qe te depozitoje nje kallezim ne prokurori per shkelje te statutit ne mbledhjen e sfiduesve te tij dhe per te kerkuar vulen e marre prej tyre duke siguruar qe telenovela e debateve brenda KMSH-se do te vazhdoje gjate.
Kete radhe pretekst nuk jane bere pronat ne Komunitetin Mysliman Shqiptar i cili serish gjendet ne mes te nje perplasjeje mes segmenteve te ndryshme ne kryesine e saj. Krejt ndryshe radikalizmi qe po shfaqet ne disa zona te vendit dhe mosreagimi ndaj tyre eshte cilesuar si pretekst nga sfiduesit e Selim Muces ne krye te KMSH-se. Ilir Vokshi ne grupin e sfiduesve te Selim Muces kryetar i perkohshem i Komunitetit sipas ketij grupi dhe i shkarkuar sipas grupit qe mbeshtet Mucen e ka akuzuar kete te fundit per futjen e radikalizmit islam ne vend.
Vokshi e ka arsyetuar levizjen e drejtuesve te Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman Shqiptar me disa levizje radikale qe jane verejtur gjate koheve te fundit. Shoqerimi ne polici i myftiut te Lushnjes qe akuzohet per pastrim parash pasi iu gjeten nje shume e madhe e sjelle prej tij nga Arabia Saudite dhe ndryshimi i dates se Bajramit nga imami i Cerrikut qe ne fakt i perqaset shkolles juridike islame qe zbatohet vetem ne Arabine Saudite duket se e ka tejkaluar cakun. Ai deklaroi dje per mediat se jane pikerisht keto veprime qe jane lejuar dhe neglizhuar nga Haxhi Selim Muca i cili sipas tij nuk ka reaguar ne kohe dhe me forcen e duhur qe kane sjelle masen ekstreme te shkaterrimit te tij.
Duke pare kete situate nuk kishim rrugezgjidhje tjeter. U mblodh Kryesia e Keshillit te Pergjithshem dhe Kryesia e KMSH-se dhe vendosi pezullimin e tij sipas statutit ndash tha Vokshi.
Nga ana tjeter Haxhi Selim Muca eshte hedhur ne akuza me te ashpra gjate dites se djeshme duke i akuzuar shkarkuesit e tij qe njekohesisht jane shkarkuar prej tij se kane thjesht tendenca uzurpuese dhe se kane deshire qe te marrin ne duart e tyre freret e Komunitetit Mysliman me qellime te perfitimit personal. Per me shume Muca u kujtoi te gjithe klerikeve te shkarkuar se ai ishte i zgjedhur ne menyre te ligjshme ne krye te KMSH-se duke mos harruar te falenderoje te gjithe mbeshtetesit e tij.
Dua te falenderoj perzemersisht te gjithe myftinjte ne rang vendi vecanerisht imamet e Tiranes por edhe te gjithe Shqiperise besimtaret dhe qytetaret e shumte qe me ane te telefonatave mesazheve dhe email-eve kane shprehur solidaritetin e palekundur dhe mbeshtetjen ndaj meje dhe institucionit tone ndash tha Muca.