Pranga 9 punonjesve te konvikteve pervetesuan 30 milione leke

Te ndaluarit moren sipas policise parate e paguara nga studentet si garanci per kohen qe ata jetonin ne konvikt dhe qe duhej tu ktheheshin ne fund te studimit
Prej afro kater vjetesh 9 punonjes qe jane pergjegjes per konviktet kane pervetesuar ne menyre te paligjshme garancite e studenteve. Task-forca ne bashkepunim me agjentet e krimit financiar gjate nje operacioni ka ndaluar 9 administratore konvikti dhe arketare qe punonin ne konviktin e Mjekesise dhe te Inxhinierise. Te dyshuarit jane arrestuar pas urdher-arrestit te leshuar nga gjykata e Tiranes e cila diten e djeshme ka caktuar edhe masen e arrestit ndaj tyre.
Nga burime zyrtare policore mesohet se operacioni i koduar Akomodimi ka vene ne pranga Donika Bajramajn Hado 50 vjec me detyre arketare prane Ndermarrjes se Trajtimit te Studenteve nr. 2 dhe Rozina Markun 38 vjec me detyre llogaritare prane Ndermarrjes se Trajtimit te Studenteve nr. 2. Nderkohe ndaj dy te dyshuarave gjykata ka marre masen e sigurimit personal Arrest ne shtepi. Ndersa ndaj Diana Kalotit 47 vjece Irena Shehut 46 vjece Olja Xhihanit 50 vjece Shqipe Omerbashit 60 vjece Daije Ramkut 40 vjece Natasha Caros 57 vjece dhe Xhetan Kutes 57 vjec te gjithe me detyre administratore te konvikteve gjykata e kryeqytetit ka marre masen e arrestit Detyrim paraqitje ne policine gjyqesore. Sipas burimeve zyrtare behet e ditur se 9 te dyshuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane pervetesuar ne menyre te paligjshme siguracionet e studenteve qe akomodoheshin ne konviktet e Mjekesise dhe Inxhinierise.
Mesohet se ata kane vjedhur parate qe te gjithe studentet qe banonin ne konvikt kishin paguar ne fillim te studimeve dhe ne perfundim te tyre duhet tu ktheheshin perseri. Kjo ishte shuma qe cdo student duhet te paguante mirembajtjen e dhomave ose ne rast se ka ndonje demtim. Behet fjale per 5 mije leke te reja dhe kur studentet mbarojne studimet shuma u kthehet mbrapsht. Sipas burimeve policore shuma e perfituar prej 9 te dyshuarve eshte 3 milione leke te reja. Gjithashtu ata kane falsifikuar dokumentet nga persona qe kane per detyre te kthejne parate duke futur ne xhepa te gjithe leket e studenteve qe vijne nga rrethet per te ndjekur studimet e larta ne Universitetin e Tiranes.
Operacioni per arrestimin e 9 te dyshuarve u zhvillua pas hetimeve te kryera nga policia e Tiranes dhe prokuroria te cilat bene edhe dokumentimin e plote te ceshtjes. Mbi te arrestuarit tani rendojne dy akuza ajo e vjedhjes duke shperdoruar detyren dhe falsifikimit te dokumenteve nga persona qe kane per detyre leshimin e tyre. Nderkohe prokuroria ka marre ne dorezim materialet ndaj te dyshuarve per hetimin e metejshem te ceshtjes dhe kapjen e personave te tjere qe mund te jene te implikuar.
Te ndaluarit
Donika Bajramaj 50 vjec Rozina Marku 38 vjec Djana Kaloti 47 vjec Irena Shehu 46 vjec Olja Xhihani 50 vjec Shqipe Omerbashi 60 vjec Daije Ramku 40 vjec Natasha Caro 57 vjec Xhetan Kuta 57 vjec