E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk eshte lajm sot per Kutelin

Per rrefimtarin e lindur sot nuk mund te quhet lajm pse Presidenti i Bamir Topi i dha urdhrin Nderi i Kombit pas vdekjes edhe pse duket qe familjaret mund te jene ndier mire pse po vleresohet nga pozicioni i statusit politik me te larte

Te parat kenge e brithma qe mbaj ment nga vogelija jane ato qe i kendonte e mjera Meme...gjithe nga vogelija mbaj ment edhe disa brithma te tjera si dhe disa kenge kolendrash rusicash kenge dasme trimerije dashurije... Keto nisin kujtimet e Kutelit ne rrefimin Kush mi dha kenget per te kuptuar psikologjikisht burimin pse behen te domosdoshme ca instinkte si parakusht te lindjeve te medha si e shkrimtarit tone Mitrush Kuteli. Ky autor i letersise shqipe u mblodh kruspull mbi nje barre nga me te rendat qe mund ti takojne nje shkrimtari perballjen misterioze te frymezimeve qe nuk jane hasur deri sot ne letersine tone.

Per rrefimtarin e lindur sot nuk mund te quhet lajm pse Presidenti i Shqiperise Bamir Topi i dha urdhrin Nderi i Kombit pas vdekjes edhe pse duket qe familjaret dy te bijat dhe djali i tij mund te jene ndjere shpirterisht dhe emocionalisht mire pse po vleresohet nga pozicioni i statusit politik me te larte. Nuk eshte aspak entuziaste kjo Deri tani lajm ka qene pse Kuteli nuk eshte nderuar.

Ndersa koha ka bere te kunderten qofte per politiken zyrtare qofte dhe per ata qe e rilexojne pafund dhe pafryme. Kuteli gjithe kohen do lexohet per here te pare dhe kjo eshte nje deshmi sa trishtuese por dhe plot shprese per nje shkrimtar se si ringjallet biblikisht ne trashegimine e perjetshme.

Nderimi i djeshem eshte bere krejt papritur per Kutelin me dyer te mbyllura ne nje ceremoni zyrash pa shelbimin e ketyre rasteve qe per me te zakonshmet ka pasur zhurme me te madhe. Kjo ndoshta ka ardhur ja nga politika qe nuk di permasen reale te shkrimtarit ja nga ndonje mendesi me e ngushte qe perfundon brenda familjes duke harruar dhe nga keta te fundit qe dashuria me e madhe per Kutelin eshte jashte dyerve te shtepise. Dhe sidomos per Kutelin sot kjo eshte nga lidhjet me te forta per te treguar se nuk eshte me per vete por per vendin ne krye te historise se letersise te te gjithe koherave.

Ne njoftimin per shtyp qe eshte hedhur ne web-in rrofshin rrjetet elektronike per informim se as Kuteli nuk e ka imagjinuar e Presidentit thuhet se ceremonia eshte bere ne zyrat e Ministrise se Kultures e konkretisht ne zyren e ministrit Xhaferaj ku mund te kene marre pjese edhe shkrimtare perkthyes studiues e akademike te njohur ne fushen e letersise shqipe familjare miq e te aferm si dhe anetare te kabinetit te Presidentit te Republikes.

Askush prej tyre nuk ka folur si per te pare qoken qe ka bere Presidenti ne Ministri te Kultures ku vetem nje fjali eshte thene nga i biri i Kutelit Pandeli Pasko i cili nder te tjera shprehu mirenjohjen e thelle per kete nderim te larte qe i dha fund odisese se dekorimit te Kutelit cfare eshte deshiruar shume nga populli dhe sidomos nga intelektualet e Pogradecit te Tiranes dhe te gjithe Shqiperise.

Me kaq mund te mbyllet jo fort zakonshem lajmi i djeshem se tani edhe Kuteli u nderua pas shume emrave pafundesi madje sportistesh humoristesh shkrues librash nostalgjike komunistesh artistesh te popullit e te merituar oficere kufijsh e cetash etj. etj. Ndersa ia vlen te ribotojme nje pjese te testamentit qe ka lene Mitrush Kuteli per femijet e tij qe me ta lexuar e rilexuar do kuptohet se jane fjale per te gjithe shqiptaret familjet e tyre me ate dashuri sic deshi shkrimtari te vetet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›