E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat: Shqipëria bllokon eksportin e mishit nga Kosova

mishiTiranë- Sipas mediave kosovare, Shqipëria ka bllokuar sërish hyrjen e disa prodhimeve të caktuara nga Kosova.

Sipas tyre Shqipëria ka bllokuar mishin që hyn nga Kosova, duke mos lejuar që prodhuesit e mishit të eksportojnë në Shqipëri. Ndërsa si shkak për këtë, thuhet se është mënyra e matjes së temperaturës së mishit gjatë transportit. 

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Mishit, Burim Piraj, ka thënë për mediat kosovare se Shqipëria aplikon matjen e temperaturës së mishit me termometër dixhital, ndërsa Kosova dhe disa vende të Evropës atë mekanik, raporton ‘Koha Ditore’. 

Ai thotë se për shkak të këtij ndryshimi Shqipëria nuk po e lejon mishin nga Kosova të futet në vend edhe pse mishi i importuar nga Kosova ka marrë notë pozitive nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›