E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëbimi i romëve, Totozani: Koha nuk pret, duhet zgjidhje për strehimin

TIRANE- Avokati i Popullit, Igli Totozani ka reaguar sërish sot për dëbimin e familjeve rome në Rrugën e Kavajës.

Sipas Totozanit, ‘romët po kalojnë momente të vështira, ndërsa dëbimi i tyre nuk është bërë në mënyrën e duhur”.

Lidhur me kallëzimet për këtë rast, Totozani shprehet se i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj t’i hetojë.

“Fillimisht kanë qenë 67 familje, 30 u larguan, 37 familje kanë mbetur pa mundësi strehimi, koha nuk pret, duhet zgjidhje”, tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›