E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, serbët e veriut bllokojnë magjistralen Mitrovicë-Leposaviç

prishtineeeeeeePrishtinë- Serbët e veriut i janë përgjigjur menjëherë sot bllokimit që Kosova i bëri të hënën mallrave nga Serbia.

Siç raportojnë mediat kosovare, rreth 50 serbë të veriut, sot që në orët e para të mëngjesit kanë bllokuar njëren anë të magjistrales Mitrovicë-Leposaviç, përkatësisht një pjesë të kësaj magjistrale te fshatin Rudare të Zveçanit, duke iu kundërvënë vendimit të autoriteteve kosovare për të bllokuar mallrat serbe.
Serbët, numri i të cilëve sa vije e shtohet,  e kanë bllokuar rrugën duke e vendosur një kamionë në njërën anë të kësaj magjistrale, raporton KTV. Sipas saj, mendohet që me këtë veprim ata do të pangojnë doganierët e Kosovës dhe të EULEX-it për të shkuar në pikën doganore të Jarinjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›