Elbasan- Vdes 30-vjeçari nga kontakti me rrymën elektrike gjatë punës
Elbasan- Një person ka humbur jetën paraditen e sotme si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në Gostimë të qytetit të Elbasanit këtë mëngjes.
Sipas burimeve të policisë 30-vjeçari është gjetur i pajetë pranë qendrës shëndetësore të Gostimës.
Viktima, Klodian Muça u gjet nga banorë të zonës. Mësohet se 30-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, teksa punonte për rregullimin e një tubacioni dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.