E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëbohen romët, shiu rëndoi situatën, 2 fëmijë romë dërgohen në spital

TIRANE-Shiu i djeshëm ka rënduar edhe më tej situatën e familjeve rome të cilat janë dëbuar nga banesat e tyre në rrugën e Kavajës. Të gjendur pa mbështetje dhe pa asnjë institucion shtetëror në mbrojtje ata kanë filluar të mbledhin rrobat dhe të zhvendosen në trotuarët e rrugës.

Shiu i djeshëm u ka lagur edhe ato pak rroba që kanë. Ndërsa dy prej femijëve të këtij komuniteti janë dërguar në spital me temperaturë të lartë me motorrët që vetë ky komunitet disponon pasi shiu i ka gjetur në qiell të hapur. Në vijimin e ndërtimit të barakave të tyre në trotuar duket se problemi ka nisur me policinë bashkiake pasi ata nuk e lejojnë këtë.

Një pjesë e familjeve ndodhet brenda barakave që kanë pasur për rreth 20 vite ndërsa pjesa tjetër është zhvendosur në trotuare. Ata thonë se nesër e kanë afatin e fundit për t’u larguar nga toka ku ata banonin pasi u ka dalë pronari i tokes.

Nderkohe pronari i tokes ka thyer urdhrin e policise si dhe ka shperfilluar thirrjet e nderkombetareve per mosdebimin e romeve nga baraket. 

(MariglenMertiri/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Shiu rëndoi situatën, 2 fëmijë romë dërgohen në spital

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›