Dëbora anulon mijëra fluturime në Evropë

Pistat e aeroportit të Orly-t në Paris, janë mbyllur për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Gjithnjë për shkak të reshjeve të borës në L’lile të Francës, e gjithë kjo zonë është bllokuar për qarkulliminin e mjeteve të rënda. Në këtë situatë rrezikohen pushimet për Krishtlindjen për miliona njerëz. Situata më e rënduar paraqitet në Britaninë e Madhe ku në Heathrow, aeroporti më i madh i vendit, regjistron probleme të rënda të destinuara të zgjasin disa ditë radhazi. Nga moti i keq janë penalizuar edhe disa aeroportte në veri të Europës. Në këtë situatë të rënduar atmoferike, udhëtimet e pushimeve të fundvitit të mijëra gjermanëve, britanikëve dhe të kombësive të tjera evropiane janë anuluar për shkak të kushteve të motit. Një zëdhënëse e aeroportit të Frankfurtit raportoi mëngjesin e së hënës se rreth 300 fluturime u anuluan për shkak të valës së të ftohtit që çrregulloi të gjithë trafikun ajror në Evropë.
ndërsa një ditë më parë, u anuluan pothuajse gjysma e 1 329 fluturimeve të planifikuara në Frankfurt, përveç të tjerash edhe për shkak të mbylljes së shumë aeroporteve të tjera në Evropë si në Paris, Gjenevë etj. Mijëra udhëtarë kanë mbetur në terminalet e aeroporteve britanike gjithashtu. Dy aeroportet kryesore të Londrës, Hithroë dhe Gatëick janë mbyllur për shkak të dëborës.
Zyra e parashikimit të Motit ka paralajmëruar për më shumë reshje dëbore në Jorkshire, në veri-lindje të Anglisë dhe lindje të Skocisë, në zonën e Edinburgut. Përveç anulimeve të fluturimeve ka shumë problem edhe në hekurudha