Deputetët zvicerianë: Të sqarohen akuzat për tregtinë e organeve
Deputetët e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, që është Dhoma e Parlamentit, kërkojnë që të sqarohen akuzat se të paratë nga tregtia me organe të njerëzve në Kosovë dhe Shqipëri, janë dërguar në llogaritë bankare në Zvicër.
Kryetarja e Komisionit të jashtëm të këtij këshilli, Krista Markwalder, deklaroi për mediat zvicerane në gjuhën gjermane, se “nëse dyshimet vërtetohen, duhet të angazhohet edhe prokuroria shtetërore”, sepse është në interesin e Zvicrës që të “mbetet qendër e pastër financiare”.