Kacin: Të hetohet raporti i Dick Martit

Raportuesi i Parlamentit Evropian, Jelko Kacin deklaroi sot se duhet të zhvillohen hetime në lidhje me akuzat e Dick Martit për tregti me organe në Kosovë.
Kacin u tha gazetarëve në Beograd, se hetimi për raportin e raportuesit special të Këshillit të Evropës, Dick Marti, është sfidë e madhe për drejtësinë në Shqipëri dhe Kosovë, dhe se atyre u duhet ndihma ndërkombëtare.
“Duhet të aktivizohen edhe institucionet ndërkombëtare dhe kjo duhet sa më parë të hetohet. Nëse aty ka faktografi, atëherë kjo çështje duhet të mbyllet sa më parë, ndërsa nëse nuk ka, atëherë kjo duhet të spastrohet, sepse po e helmon atmosferën politike në Kosovë, Shqipëri, Serbi dhe rajon”, tha zoti Kacin.
Kacin ka theksuar se ai raport ende nuk është miratuar, por është në formë të propozimit dhe se ajo që është publikuar deri tani, nuk jep të dhëna konkrete të mjaftueshme, në të cilat hetimi do të mund të koncentrohej.