E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jepet vendimi për bandën e Cërrikut

 Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për bandën e Cërrikut.

Trupi gjykues ka dënuar me burgim të përjetshëm 3 prej pjesëtarëve të bandës, ndërsa katër të tjera janë dënuar me 21, 22 dhe 23 vjet burg.

Gjithashtu, dënimi me 8 vjet burg është dhënë edhe për të penduarin Bujar Buzani.

Meti Bozi, Arjan Toska dhe Roland Sota (Xhepexhiu) burgim të përjetshëm

Tomor Buzani – 23 vjet burg

Llazar Bicaj, Alban Toska dhe Entel Gashi – 22 vjet burg

Skënder Cani 21 vjet burg

Bujar Buzani -  8 vjet burg

Masakra e Cërrikut ka ndodhur më 23 mars të vitit 1997. Në të mbetën të vrarë me armë zjarri 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe u plagosën 9 punonjës të Policisë së Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›