PDIU: Të marrë fund abuzimi me çamët në kufi

Kjo parti përshëndeti edhe thirrjen Komitetit Shqiptar të Helsinkit për një zgjidhje të këtij problemi nga ana e shtetit shqiptar. “Institucionet shtetërore shqiptare kanë detyrim dhe përgjegjësi kushtetuese për respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të shtetasve të tij”, tha zëdhënësi Ardit Bido.
Ai tha më tej se PDIU është e bindur se denoncimet e herëpashershme zyrtare dhe publike, si edhe kontaktet e drejtpërdrejta me autoritetet shqiptare dhe evropiane kanë dhënë efektet e tyre të para, nëpërmjet demarsheve përkatëse pranë qeverisë greke.
“Gjithsesi, ky abuzim i pastër me të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë duhet të marrë një fund në rrugë institucionale. Prandaj, PDIU i bën thirrje sërish shtetit shqiptar që të intensifikojë punën për të ndaluar këto lloj abuzimesh dhe falënderon të gjitha ato institucione shqiptare dhe ndërkombëtare që janë vendosur në krahun tonë duke denoncuar zyrtarisht apo publikisht këto shkelje”, vijon./Start/
2011-12-20 11:29