Debora, izolohen 3 mije banore
Reshjet e dendura te debores te cilet kane perfshire ne 24 oret e fundit Qarkun e Gjirokastres kane sjelle probleme ne komunikimin e zonave malore me qendren. Si shkak i trashesise se madhe te debores jane bllokuar segmentet rrugore qe lidhin zonat malore te Frasherit (Permet) dhe Zagories (Gjirokaster) me qendren. "Si pasoje e reshjeve te dendura te debores trashesia e saj ne zonen e Frasherit dhe fshatrat e kesaj komune varion nga 30-60 cm", thone burime zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster. Moti i keq dhe reshjet e dendura te debores kane veshtiresuar edhe situaten e furnizimit me energji elektrike te disa fshatrave malore ne Qarkun e Gjirokastres. Si shkak i ererave te forta gjate nates te se henes duke u gdhire dita e marte eshte nderprere furnizimi me energji elektrike ne fshatrat Deshnice (Permet), Zhej (Gjirokaster) dhe Dhjar (Gjirokaster). Sipas specialisteve te KESH-it, shkak per nderprerjen e furnizimit me energji elektrike te ketyre zonave kane qene demtimet ne rrjetin elektrik qe furnizon keto tri fshatra. Prej oreve te para te mengjesit te se martes, punonjesit e KESH ne bashkepunim me inspektoret e policise se rendit po punojne per riparimin e demeve dhe rikthimin e energjise elektrike ne zonat e zhytura ne erresire.