E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa kombetare e Greqise bllokon doganen

Bllokohet qarkullimi nderkufitar ne Kapshtice nga kremtimi i festes kombetare ne Greqi. Gjate pasdites se djeshme, ne kete pike te kalimit kufitar jane rikthyer radhet e gjata te automjeteve qe kane qendruar ne pritje per te levizur drejt vendit fqinj. Situata e renduar ne qarkullimin e mjeteve dhe te njerezve per ne shtetin fqinj, eshte krijuar pas ore 14:00, kur jane nderruar turnet ne doganen greke. Nga policia kufitare shqiptare i eshte kerkuar pales greke qe radhet e krijuara gjate pasdites te shmangen sa me shpejt me kalimin e njerezve dhe te mjeteve per ne Greqi, aq me teper qe ata po vuajne temperaturat e uleta te ketyre diteve.

G.A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›