Rama-Sheferit: Na mbeshtesni per ftesen ne NATO, s'ka devijime
Kupola roze hedh nje tjeter hap zyrtar per te treguar gatishmerine e saj ne mbeshtetje te proceseve integruese. Keshtu, kreu socialist, Edi Rama, nepermjet nje letre derguar Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Jaap de Hoop Shefer, formalizoi qendrimin e Partise Socialiste per te permbushur detyrimet qe do t'i mundesonin vendit tone marrjen e fteses per te qene pjese e kesaj aleance. Nje qendrim i tille erdhi nje dite pas mbledhjes se Kryesise socialiste, e cila vendosi qe PS, si partia me e madhe opozitare, te ndermarre cdo veprim politik per te mos lejuar qe procesi i anetaresimit te Shqiperise ne NATO te devijoje. Kryetari i PS-se, Edi Rama, qe ne krye te letres ka perzgjedhur qe t'i percjelle Sekretarit Shefer mirenjohje per ndihmen e dhene ne ditet e renda qe perjetoi vendi pas shperthimit ne Gerdec. "Ne emer te te gjithe shqiptareve, si lider i opozites, do te doja t'ju shprehja mirenjohjen e thelle per shfaqjen e menjehershme te solidaritetit Tuaj ndaj vendit tim ne oret e tmerrshme te tragjedise se 15 marsit", shkruhet ne leter. Sipas tij, opozita si asnjehere me pare ne jeten e demokracise ndertoi nje proces politik te bazuar jo mbi interesa te ngushta partiake, po mbi interesin kombetar per te permbushur detyrimet qe do t'i mundesonin Shqiperise marrjen e fteses per ne NATO. Tragjedia e Gerdecit, sipas Rames, perben nje sinjal te qarte per domosdoshmerine e ndryshimeve politike. Per kete arsye, kreu socialist thekson ne leter se "besoj se do te dime ta kthejme kete dhimbje te thelle ne nje force te madhe per te nxjerre te gjitha mesimet e duhura nga nje tragjedi qe nuk ishte rezultat i nje fatkeqesie natyrore, po nje alarm shume domethenes per nevojen e madhe te ndryshimeve te metejshme e te gjithanshme ne rrugen e ndertimit te nje shteti modern e teresisht te integruar ne NATO e ne Bashkimin Evropian".
O.Xhilaga
O.Xhilaga