E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furgoni ne gremine, 7 te plagosur

Aleksander Ndoja

Shtate persona, pershire edhe drejtuesin e mjetit, te gjithe nga zona e Fushe-Arrezit, jane plagosur rende dhe po trajtohen ne spitalin e Rreshenit. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 12:00 te dites se djeshme, ne vendin e quajtur "Maja e Malthit" ne zonen e Mirdites. Furgoni tip "Fiat Ducato" me targa TR 942 A, i drejtuar nga 54- vjecari Nikoll Permarkaj (Zogu), i cili ka qene duke udhetuar nga Fushe-Arrezi ne drejtim te Tiranes, ka dale nga rruga, duke perfunduar rreth 20 metra ne humnere. Aksidenti eshte regjistruar ne vendin qe njihet si zona me e rrezikshme ne aksin rrugor Tirane-Prishtine, ku edhe jane konstatuar dhjetera tragjedi ne vite.

Aksidenti

Burime nga policia e Mirdites bejne te ditur se gjate dites se djeshme trashesia e debores ne kete segment rrugor ka arritur ne 10 centimetra, duke bere qe rruga te jete e rreshqitshme. Fugoni i pasagjereve, duke qene i pa pajisur me zinxhire, ka dale nga rruga, duke perfunduar ne humnere. Te plagosurit rende kane mundur qe te dalin ne rruge, duke ndihmuar njeri-tjetrin, nderkohe qe jane marre nga mjete te rastesishme, te cilet kishin si destinacion Rreshenin. Nderkohe qe eshte njoftuar policia e Mirdites, e cila e shoqeruar nga nje autoambulance, eshte nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes.

Spitali

Te paret qe kane mberritur ne spital me nje veture tip "Benz", kane qene Eriola Toma, 19 vjece dhe Bledar Voci, 21 vjec. Nderkohe, njeri pas tjetrit mberriten Ervin Musaj, 17 vjec, Prenga Toma, 52 vjec, Adrian Voci, 15 vjec, Lula Voci 54 vjece dhe drejtuesi i mjetit, 54-vjecari Nikoll Permarkaj. Personeli mjekesor dhe qytetare qe kishin marre njoftim per ngjarjen e rende, mes britmash dhe lotesh i kane derguar menjehere ne repartin e kirurgjise. Vajza e re duket se kishte demtuar rende njeren kembe, por edhe pjese te tjera te trupit, nderkohe qe djali e kishte veshtire te permendej. Ne pak minuta spitali eshte pushtuar nga situata e rende qe percillej nga te plagosurit, te cilet ishin te mbuluar nga gjaku. Mjeket ende po perpiqen per normalizimin e situates, nderkohe qe policia rrugore e Mirdites beri te ditur se shkak i aksidentit ka qene nenvleresimi qe drejtuesi i mjetit i ka bere rruges, duke mos perdorur zinxhiret.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›