E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot dita e përkujtimit të viktimave të komunizmit

Sot është dita e përkujtimit të viktimeve të komunizmit. Viktimat e komunizmit do të përkujtohen në Tiranë me një sërë aktivitetesh, mes të cilave edhe një ekspozitë që rikthen në vëmendjen e vizitorëve një pjesë të vogël të krimeve të regjimit komunist. Ekspozita do të hapet në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar do të përmbajë materiale që do të ekspozohen për here të parë, në nderim të viktimave të sistemit diktatorial ku do të marrë pjesë edhe Kryeministri Sali Berisha. Përzgjedhja e datës 20 shkurt për çeljen e kësaj ekspozite nuk është bërë në mënyrë të rastësishme, sepse pikërisht në këtë datë, 18 vjet më parë, qytetarët e Tiranës rrëzuan monumentin e diktatorit Enver Hoxha dhe shënuan një pikë kthese në zhvillimin e proceseve demokratike. Në ekspozitë do të jenë të vendosur foto dhe dokumente që dëshmojnë për përndjekjet e shumta, gjyqet e manipuluara, ekzekutimet barbare dhe vuajtjet e pafundme të ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politikë. Në kujtim të ditës së përkujtimit të viktimave të komunizimit në Tiranë do të organizohen dhe një sërë aktivitetesh të tjera. Veçohet dekorimi nga Presidenti i Republikës i 14 protagonistëve të rrëzimit të simboleve komuniste në 20 shkurt '91 dhe një aktivitet në kuadër të 18 vjetorit të grevës së urisë të mbi 700 studentëve e pedagogëve të universiteve të vendit, një ditë që cilësohet si triumfi i lirisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›