Dëbora në Kapshticë, pala greke lejon kalimin e autobusëve
KORCE-Zhbllokohet në mbrëmje pika e kalimit kufitar të Kapshticës. Autoritetet doganore greke kanë lejuar më në fund kalimin e autobusëve dhe kamioneve, pas masave të marra në Kozanë, për zhbollimin e rrugës.
Këto masa kanë ardhur pas takimeve intensive mes autoriteteve dypalëshe.
Pala greke ka garantuar se edhe ditën e neserme do te lejohet qarkullimi normal i mjeteve. Rreth 15 autobuse, te cilet prej me shume se 10 oresh qendronin ne radhe ne territorin shqiptar kane vijuar udhëtimin drejt Greqisë.
Mospranimi i agjencive të udhetimit për të kthyer mbrapsht autobusët, bëri të detyrueshëm negociatat mes autoriteteve doganore, për të shmangur qëndrimin në temperaturat tepër të uleta të qindra udhetarëve.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)