E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Qarqet e biznesit thone se korrupsioni eshte shtuar

Qarqet e biznesit bene te ditur sot se ashtu si qytetaret e thjeshte edhe ato kane nje perceptim te larte mbi nivelin e korrupsionit qe ndeshin ne veprimtarine e tyre.

Sipas studimeve te fundit ata pohojne se pengesat kryesore artificiale ne punen e tyre jane korrupsioni dhe moskreditimi bankar.

Organizatat Biznes Albania dhe Keshilli i Agrobiznesit publikuan sondazhe me mbi 4 mije biznese te intervistuara nga doli se 98 per qind e biznesmeneve mendojne se korrupsioni eshte rritur pavaresisht masave kunder tij.

Sipas drejtuesit te organizates Biznes Albania Luan Bregasi studimi ka nxjerre se mbi 75 per qind e bizneseve jane te shqetesuara nga presioni qe u ben administrata publike niveli i presionit mbetet i larte po ashtu edhe mitmarrja edhe kontrollet si mjet presioni te cilat pengojne rritjen e sipermarrjeve.

Mbi 60 per qind e biznesmeneve te anketuar pohojne se hasin veshtiresi ne kreditim per shkak te normave te larta te interesit. Po ashtu jane verejtur edhe shkelje ne tenderat elektronike ku perseri shkelen rregullat e gares nga komisionet shteterore dhe per kete kerkohet nje ligj i ri per prokurimet publike.

Krahas korrupsionit dhe moskreditimit mbi 50 per qind e te anketuarve pohojne se midis presioneve artificiale ndaj biznesit jane pengesat e shumta per mbylljen e nje biznesi jofitimprures. Bizneset e falimentuara e konsiderojne te paperballueshme koston e mbylljes se veprimtarise tregtare.

Nje tjeter studim i publikuar po sot hodhi drite mbi realitetin ne ekonomite bujqesore. Nese bizneset industriale kreditohen me interesa te larta bizneset bujqesore pothuaj nuk kreditohen fare. Keshilli i agrobiznesit beri te ditur se nga 3 mije e 500 intervista mbi 95 per qind e e fermereve pohojne se hasin veshtiresi ne moskreditim dhe ne mosfinancime per zhvillimin e  bujqesise.

Fermeret kerkojne heqjen e tvsh-se per plehrat kimike pesticidet dhe farerat dhe te shtohen financimet per bujqesine dhe blegtorne. Po ashtu ata kerkojne qe te subvencionohen per blerjen e makinerive bujqesore dhe per shtimin e blegtorise ndertimin magazinash dhe frigoriferesh dhe paketimin e produkteve - thote Enver Ferizaj drejtues i Keshillit te Agrobiznesit.

Studiuesit terhoqen vemendjen rreth faktit se sistemi bankar vazhdon te mos kreditoje bizneset industriale dhe agrare edhe pse njerezit kane rritur ndjeshem depozitimin e kursimeve ne to.

Ata e konsideruan si nje paradoks raportin e zhdrejte qe shtetasit i besojne bankave kur shtojne kursimet e tyre por bankat nuk u besojne bizneseve per te shtuar kreditimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›